Një letër nga Kanadaja për doktorin shqiptar
25/04/2018 Shpërndaje

Një letër nga Kanadaja për doktorin shqiptar

Doktori shqiptar Tritan Kalo ka rrëfyer një histori të veçantë që i ka ndodhur ndërsa po udhëtonte drejt familjes së tij në Kanada, ku ka ndihmuar një grua që ka rënë pa ndjenja në aeroport. Gjesti i doktorit ka mbejtur në kujtesën e të huajve ndaj i kanë dërguar dhe një letër falenderimi të cilën Kalo e ka ndarë me miqtë në rrjete sociale.

“Po kthehesha pranë familjes në Kanada për dy javë pushime. Ndërsa isha i zhytur në rileximin e librit “I huaji” të Albert Kamysë, fitues i çmimit Nobel, një zë i alarmuar në autoporlantet e linjës London – Calgary, flight AC 851, filloi të bërtasë: Ka ndonjë doktor në bord? Një grua jokoshiente është në dysheme”…Pa më të voglin hezitim fluturova drejt saj dhe kam realizuar CPR më të vështirë në jetën time profesionale prej 37 vitesh, sepse më duhej të reanimoja dikë në hapësiren e dyshemese mes dy rreshtave të ndenjësve të një avionic Boing 787-9.

Orët fluturuan shpejt dhe gjatë tërë kohës m’u desh të qëndroja në kokën e të sëmurës, derisa ajo u përcoll për check up sapo mbërritëm në aeroportin e Kalgarit. Ndërkohë ajo u përmend shumë kohë përpara se të mbërrinim në Kanada, dhe dora ime ka marrë prej zonjës Margarita puthjen më të ngrohtë të mirënjohjes në këto 37 vite të ushtrimit të profesionit tim fisnik. Sot, recepsionistja e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, më dorëzon një kartolinë falenderimi të dërguar prej saj. Një kartolinë që vlen sa mijëra falenderime për çdo mantelbardhë si unë” tregon profesor Tritan Kalo përmes një postimi në rrjete sociale.

Kurse në kartolinën drejtuar drejtorit shkruhet: “I dashur doktor Kalo. Vetëm një përshëndetje e shkurtër falenderimi për kujdesin tuaj kur isha e sëmurë në udhëtimin nga Heathroë drejt Calgary…Nuk mund të të falenderoj mjaftueshëm për kujdesin që më dhatë. Dua vetëm që të keni një fundjavë fantastike. Shumë falenderime Margarita Turnor”.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.