Një kryeministër që pagun gjobën, a ndodh njësoj me politikanët shqiptarë?
15/04/2022 Shpërndaje

Një kryeministër që pagun gjobën, a ndodh njësoj me politikanët shqiptarë?

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Xhohnson ka paguar gjobën që iu vu se shkeli rregullat e pandemisë, duke organizuar festa në ambientet e Skotland Jard në periudhën 2020 – 2021.

Johnson u gjobit në kuadër të ashtuquajturit skandal i “partygate”, festat në Danuning Strit dhe në ndërtesa të tjera qeveritare gjatë periudhës së mbylljes së vendit si pasojë e pandemisë së Covid, në Britaninë e madhe në 2020 – 2021.

Përveç kryeministrit britanik, i cili pagoi gjobën por refuzoi të japë dorëheqjen është gjobitur dhe ministri britanik i financave Rishi Sunak.

Xhonson kërkoi falje për sjelljen e tij dhe nuk u përpoq asnjëherë të refuzonte akuzat apo të apelonte gjobën. Ai deklaroi se ishte shumë i sinqertë kur thoshte se në atë moment nuk e mendoi se ishte duke shkelur rregullat. Opozita laburiste në vend kërkoi dorëheqjen e kreut të ekzekutivit i cili gjithnjë ka refuzuar këtë kërkesë.

Nga kjo situatë ajo që kuptojmë është se në Britani edhe një kryeministër gjobitet për shkelje të rregullave gjatë pandemisë njësoj si të gjithë qytetarët e thjeshtë. Sepse përpara ligjit të gjithë janë të barartë, sigurisht në një vend që e zbaton ligjin. A ndodh njësoj me të gjithë? Në Shqipëri kemi pasur disa raste politikanësh që janë gjobitur për shkelje të rregullave të pandemisë por kjo ka ndodhur me aktorë opozitarë të cilët kanë akuzuar se kjo ka ndodhur padrjetësisht për t’u prishur imazhin dhe për t’u dëmtuar fushatën. E megjithatë ndryshe ndodh me kur politikanët shqiptarë janë jashtë vendit.

“Policia shoqëron kryeministrin Edi Rama, refuzoi mbajtjen e maskës në avion” ishte ky një ndër titujt që mbante sot gazeta e njohur gjermane ‘Der Spiegel’.

Në artikull shkruhet se kreu i qeverisë shqiptare shkaktoi një incident në bordin e avionit të linjës ‘Lufthansa’.  “Edi Rama shkaktoi një skandal në bordin e avionit të Lufthansa, gjatë valës së katërt të pandemisë së koronavirusit. Kryeministri shqiptar nuk ka dashur të mbajë maskë. Kur edhe piloti nuk arriti të zgjidhte konfliktin, erdhi policia federale.

Vetëm pasi bindi një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara kundër coronavirusit, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.

Linja ajrore më pas i ricaktoi atij dhe delegacionit të tij prej dhjetë anëtarësh një fluturim tjetër për në Shtetet e Bashkuara.” -shkruhet në artikullin e ‘Der Spiegel’.

Shkrimi bëri jehonë në media, ndërsa nuk vonoi reagimi i qeverisë shqiptare. Në një postim në twitter, drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga sqaroi se incidenti të cilit i referohet media gjermane, është një lajm i vjetër dhe nuk ka lidhje me maskën anticovid.

“Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite.” shkruan Fuga ndërsa publikon edhe letrën e ndjesës së kompanisë ndaj kryeministrit Rama.

Shkëlqesi,
në emër të Lufthansa German Airlines, kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni zbritur nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen thellësisht keq për çdo shqetësim që ka shkaktuar ky ndalim. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme”, thuhet në letrën e ndjesës nga Deutsche Lufthansa AG, Lufthansa Aviation Center,  e publikuar në reagimin e drejtorit te Komunikimit në Kryeministri.

Si u zbulua incidenti në bordin e avionit?

Shefi i Lufthansas, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel, në fillim të këtij muaji. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin e Ramës, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, thuhet në shkrimin e medias gjermane Der Spiegel, e cila hulumtoi mbi incidentin që i referohej shefi i Lufthansas dhe publikoi sot incidentin me kreun e qeverisë, Edi Rama.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.