“Me Shqipërinë s’pranojmë kufi”, zëri që kumboi sot në Morinë
Një temë mjaft e diskutuar për një kohë të gjatë, nga 2 vendet ka qenë ka qenë bashkimi i Kosovës me Shqipërinë. Ky mesazh është dëgjuar fort edhe ditën e sotme në festën e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga qytetarët e Prishtinës Shkupi dhe Çamëria në doganën e Morinës.
Flamujt dhe atmosfera festive sot është ndier kudo që ka shqiptarë. Të tillë e kanë ndier veten dhe ata që kanë kërkuar mes brohorimash dhe duartrokitjesh, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Mes brohoritjeve dhe flamujve kuq e zi në duar, në doganën e Morinës shumë njerëz kanë kërkuar bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës. Deri më tani, për vite me rradhë ka pasur zëra pro dhe kundër bashkimit por nëse do të arrihet një gjë e tillë mbetet për t’u parë, shkruan Pozitivi.
Kush e pengon bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, ndërkombëtarët apo vetë shqiptarët? Kujtojmë se kohë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bashkojë Shqipërinë me Kosovën në rast se Bashkimi Europian zbeh aspiratat për anëtarësimin në Union. Kjo deklaratë e kryeministrit ka ngjallur reagime dhe analiza nga ekspertë dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë, në lidhje me benefitet dhe problemet që mund të lindin nëse bashkohen dy vendet.
Nëse Shqipëria do të bashkohej me Kosovën sot, do të kishte trazira sociale, që më shumë do ta dëmtonin Shqipërinë, ndërsa në Kosovë do kishte tensione etnike, kështu janë shprehur shumë analistë. Kjo çështje hap diskutime në shumë aspekte. Për t’u diskutuar është dhe pjesa e simboleve etnike, se cilat do të përfaqësonin popullin e bashkuar. Ekonomia, territori, kryeqendra e vendeve të shumë aspekte të tjera… Pavarësisht ngjashmërive dhe dallimeve dy vendet kanë pasur mbështetje të pakushtëzuar ndaj njëri-tjetrit kurdoherë, për vite me rradhë. Me pak fjalë i bashkon harmonia dhe bashkëpunimi mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë që do vazhdojë të egzistojë edhe nëse qëndrojnë si dy shtete.
Në festimet që u zhvilluan në Vlorë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, mori pjesë dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili theksoi dhe njëherë marrëdhëmnien e ngushte mes dy vendeve. Gjatë fjalimit të tij ai u shpreh se ky 105-vjetor përkon edhe me 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa nënvizoi se pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte e lirë, e pavarur dhe sovrane. “Sot Vlora ka bashkuar shqiptarët e gjithë trojeve, sot e përgjithmonë Kosova do të ushqejë dhe kultivoje dashurinë ndaj Shqipërisë, lirisë së lëvizjes”, tha Thaçi.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
