Lajme të fundit/ Gruaja më e pasur në botë për 2022
Për të dytin vit radhazi në listën e “Forbes ” të miliarderëve, gruaja më e pasur e planetit është trashëgimtarja e L’Oréal Françoise Bettencourt Meyers nga Franca.
Me vlerë rreth 74.8 miliardë dollarë, Bettencourt Meyers është rreth 1.2 miliardë dollarë më e pasur se një vit më parë, duke e bërë atë personin e katërmbëdhjetë më të pasur në botë.
Qytetarja franceze 68-vjeçare është nënkryetare e bordit të L’Oréal, kompania më e madhe në botë e kozmetikës dhe bukurisë, të cilën gjyshi i saj kimisti Eugène Paul Louis Schueller e themeloi në vitin 1909. Bettencourt Meyers u rendit për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes në 2018, pasi nëna e saj, Liliane Bettencourt, në atë kohë gruaja më e pasur e planetit vdiq në vitin 2017 në moshën 94 vjeçare.
L’Oréal vazhdon të blejë marka indie dhe të krijojë aleanca strategjike për të qëndruar në krye të tendencave.
Në përgjithësi, grupi i kompanive të L’Oréal gjeneroi më shumë se 35 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2021 dhe kompania punëson 85,000 njerëz në mbarë botën.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
