Kevin, sportisti që kërkon suksesin
I riu i talentuar Kevin Lako braktis Vlorën për të ndjekur pasionin në Durrës. Fusha ku po investon për të ardhmen është atletika. Pasionin për sportin e ka kuptuar në klasë të 8. Talentin e tij e ka pikasur rastësisht profesori i tij, Kastriot Mala.
Një ditë kishte dalë për vrap dhe aty kalon edhe profesor Kastrioti, të cilit i ka rënë në sy mënyra si vraponte dhe struktura e trupit të 17 vjeçarit. Menjëherë e ftoi ta stërvisë në Akademinë e Flamurtarit për në kampionat. Pas disa muajsh zuri vendin e dytë në Shqipëri.
Pas 2 vitesh që merrej intensivisht në sport, vendosi të studiojë në Durrës. Në Vlorë nuk ka shkollë sportive por ka grupe të caktuara të cilat nuk i plotësojnë të gjitha kushtet për tu ushtruar. Të jesh sportist duhet ta ndash mendjen thotë Kevin dhe ai e ka ndarë mendjen për t’u bërë i suksesshëm.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
