Ish-mësuesja që shpëton leopardët e dëborës, fiton çmimin e mjedisit
01/05/2019 Shpërndaje

Ish-mësuesja që shpëton leopardët e dëborës, fiton çmimin e mjedisit

Mijëra leopardë bore janë shpëtuar nga rreziqet e kompanive të minierave falë përpjekjeve të palodhura të një mësueseje që u kthye në aktiviste kafshësh.

49-vjeçarja Bayarjargal Agvaantseren vendosi të shpëtojë macet pasi kaloi disa kohë duke punuar si përkthyese për një shkencëtar kafshësh të egra në vitet 1980.

Popullsia e madhe e maceve të Mongolisë jugore ka pësuar rënie si rezultat i humbjes së habitatit dhe gjuetisë. Para përpjekjeve të aktivistet, leopardet e borës gjithashtu ranë pre e fermerëve mongolianë, të cilët ishin të prirur për të mbrojtur bagëtinë e tyre.

Pas krijimit me sukses të një programi sigurimi për barinjtë lokalë, aktivistja arriti të rekrutojë fermerët si aleatë në luftën e saj për të mbrojtur macet e medha.

Më pas, në vitin 2009, ajo mësoi për operacione ekstensive të minierave që po lançoheshin në një zonë kritike të leopardëve të borës në shkretëtirën e Gobit Jugor.

Nga avokimi i saj rezultoi që rajoni u shndërrua në Rezervën Natyrore me 1.8 milion hektarë, e cila është zona e parë e mbrojtur federalisht në Mongoli, e krijuar posaçërisht për ruajtjen e leopardëve të borës.

Jo vetëm kaq, 49 vjeçarja arriti gjithashtu të bindë qeverinë mongoliane të anullojë të gjitha 37 licencat minerare në tokën e çmuar dhe të ndalojë të gjitha lejet minerare të ardhshme të planifikuara.

Në shenjë mirënjohje për karrierën e saj, aktivistes iu dha së fundmi Çmimi i Mjedisit për vitin 2019.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.