Inxhinieri shqiptar, në krye të projektit të rëndësishëm në Zvicër
18/04/2019 Shpërndaje

Inxhinieri shqiptar, në krye të projektit të rëndësishëm në Zvicër

Ka lindur dhe është rritur në Komunën e Rahovecit. Në vitet 90’ babai i tij emigroi në Francë dhe më pas mori me vete edhe familjen. Por jeta në emigrim nuk e ka penguar Xhinol Agollin, të krijojë një karrierë të sigurt dhe të marrë përsipër projekte të rëndësishme.

Afro 200 trena dy katësh, të shpejtë dhe me elektricitet, priten të ndërtohen nga kompania ‘Bombardier’, ku 12 prej tyre kanë filluar të qarkullojnë në Zvicër.

Në krye të këtij projekti është vendosur Xhinol Alilaj, inxhinier me preardhje nga Kosova. Aliaj ka studiuar për inxhiner e më pas shëtiti botën me punë në këtë profesion.

Pasi fitoi eksperiencë të mjaftueshme, tashmë punon në kompaninë ‘Bombardier’ si menaxher i projektit të trenave të shpejtë, të cilët funksionojnë me rrymë, të cilën e prodhojnë vetë gjatë lëvizjes.

Ai ka treguar specifikat e trenave që prodhohen në këtë projekt që është investim gjigand në Zvicër. Projekti në Zvicër, bën fjalë për 200 trena. Shpejtësia e këtij treni është 200 kilometra në orë, ka konfiguracione të ndryshme, ka vagonë të cilët janë më restaurant, ka lodra për fëmijë, është me alumin.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.