
Ekspertët zbulojnë arsye të forta pse duhet të largoheni nga rrjetet sociale
Tre miliardë njerëz, rreth 40% e popullsisë së botës, përdorin mediat sociale dhe ne shpenzojmë mesatarisht dy orë çdo ditë për të ndarë postime, komunikuar, për të parë ngjarjet e miqve në këto platforma, sipas disa raporteve.
Sipas studimeve të realizuara së fundmi nga studiuesit amerikanë mediat online sjellin më shumë përvoja negative tek përdoruesit sesa pozitive. Rrjetet sociale kanë fuqinë të ndikojnë negativisht tek njerëzit duke shkaktuar probleme të ndryshme, deri në depresion.
Sipas një ankete të realizuar me 1179 studentë të moshës nga 18 deri në 30 vjeç u vërejt se ata që shikonin sa më shumë postime të personave të tjerë aq më shumë mërziteshin. Eskpertët arritën të analizojnë se sa ndërveprimet në media sociale janë pozitive dhe sa negative.
Pavarësisht se rrjetet sociale janë gjerësisht të përdorshme në të gjithë botën, specialistët shprehen se përdoruesit ndihen të dobët dhe jo mirë shpirtërisht.
Në vitin 2014, hulumtuesit në Austri zbuluan se pjesëmarrësit treguan humor më të ulët pas përdorimit të Facebook për 20 minuta krahasuar me ata që sapo nisën të shfletonin internetin. Studimi sugjeroi që njerëzit ndiheshin ashtu, sepse e panë atë si një humbje kohe.
Një humor i mirë ose i keq mund të përhapet edhe në mesin e njerëzve në mediat sociale, sipas studiuesve të Universitetit të Kalifornisë, të cilët vlerësuan përmbajtjen emocionale të përditësimeve të mbi një miliardë statuseve të më shumë se 100 milionë përdoruesëve të Facebook në mes 2009 dhe 2012.
Hulumtuesit kanë parë ankthin e përgjithshëm të shkaktuar nga mediat sociale, të karakterizuara nga ndjenjat e shqetësimit dhe problemet me gjumin dhe përqëndrimin. Një studim i botuar në revistë të huaj zbuloi se njerëzit që raportojnë përdorimin e shtatë ose më shumë platformave sociale shfaqën shumë më të larta të simptomave të ankthit të përgjithshëm, se njerëzit që përdorin 0-2 platforma.
Duke qenë se njerëzit mërziteshin kur shihnin postimet e të tjerëve, ekspertët këshilluan që të rinjtë të largoheshin për pak kohë nga mediat sociale. Sa herë që se ndiejnë veten mirë duket patjetër të marrin një pushim. E këshillueshme është që çdo ditë ta reduktojmë sa më shumë kohën që kalojnë në rrjete sociale, për të ulur stresin dhe për ta shpenzuar kohën duke bërë aktivitete të tjera.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.