Arsye pse duhet të jeni optimist
Eazibee jeton në Nju Jork, ku punon si konsulente e fokusuar në çështjet e shëndetit dhe mjedisit në vendet në zhvillim, së bashku me ngritjen e familjeve të reja. Ajo i kushton gjithë kohën e lirë që ka shkrimeve dhe blogimeve.
Arsyet për të qenë të lumtur (RTBH) është blogu kryesor i saj, të cilin e ka filluar në tetor të 2007 në përpjekje për t’ju kundërvënë negativitetit që dominon lajmet e zakonshme, duke gjetur dhe ndarë tregime të vërteta pozitive nga komunitete të ndryshme anembanë globit.
Deri më 11 tetor të 2008, Eazibee kishte postuar një numët të caktuar lajmesh të mira, duke shqyrtuar 366 artikuj me shpresë (një pjesë të dërguara edhe nga lexuesit e RTBH) nga lajme në të gjithë botën. Një për çdo ditë … Eazibee vazhdon të publikojë raporte të mira të lajmeve nga e gjithë bota si dhe ka zgjeruar ekipin e RTBH. Për të lexuar më shumë rreth ‘Arsyet për të qenë optimist’, hidhini një sy këtyre raporteve të HappyNews.com nga shkurti dhe nëntori i 2008.
Më pak, është më shumë lumturi; Një rrahje për paqe; Shpresa dhe ndryshimi fillon me ju; Krijimi i një vizioni lokal të një bote më të mirë; Ruajtja e energjisë në rrugën daneze; Mbjellja e farës së shpresës
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
								
						
						
						