Adoleshenti i sëmurë, shkon në ceremoninë e diplomimit me ndihmën e spitalit
24/05/2019 Shpërndaje

Adoleshenti i sëmurë, shkon në ceremoninë e diplomimit me ndihmën e spitalit

Një adoleshent në Florida ishte i vendosur të përjetonte mbylljen e shkollës së mesme, duke marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me si e gjithë klasa e tij. Por ai kishte nevojë për ndihmë.

Evan Rasmussen ishte i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik në një spital në Florida. Stafi në qendrën mjekësore e dinte se sa e rëndësishme ishte që Evan të merrte pjesë në ceremoninë e tij të diplomimit, kështu që ata morën një ekip të posaçëm transporti për t’ja bërë të mundur realizimin e një dëshire të tillë.

“E gjithë familja është shumë e ngazëllyer”, tha Chandra Evans Campbell, nëna e Rasmussen. “Është diçka për të cilën nuk ishim të sigurtë se do mund t’ja realizonim … mjekët na thanë që nga dita e parë se nuk ishin të sigurt që do mund të shkonte. Arritja e këstij momenti ishte tepër emocionuese për djalin dhe familjen”.

Rasmussen ka probleme me shtyllën kurrizore, një defekt lindjeje që ndodh kur shpina dhe kurrizi nuk zhvillohen siç duhet, sipas Klinikës Mayo. Ekipi i transportit të spitalit tha se ata ishin të kënaqur që ishin në gjendje të bënin realitet ëndrrën e Rasmussen për të shkuar në diplomim.

“Është me të vërtetë një nder dhe një privilegj që ne të mund të bëjmë diccka për të, për ta ndihmuar të ecë në këtë faze, për ta ndihmuar të përfundojë shkollën duke u diplomuar dhe për të vazhduar me pjesën tjetër të jetës”, tha ndihmësi Brian Clough.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.