A duhen adoptuar qentë e rrugës? Mjeku veterinar: Nga sëmundjet që rrezikoni te “mrekullitë” e kafshëve shtëpiake
Ta duash një kafshë shtëpiake nuk mjafton për ta adoptuar, por duhet t’ia plotësoni nevojat themelore të mirëqenies duke i dhënë ushqim, ujë, ajrim dhe ta mbrosh atë nga sëmundjet.
Në një kohë që qentë endacakë janë shndërruar në shqetësim e rrezik për shëndetin e qytetarëve, primare kur vendosni të shpëtoi një kafshë nga rruga është të drejtoheni te veterineri.
Mjeku veterinar Klodjan Shehu i cili ka një jetë që merret me kafshë shtëpiake gjatë një interviste për Pozitivi.org tregon se ka hasur shumë raste gjatë eksperiencës së tij në punë, që për shkak të mungesës së konsultave shumë qytetarë që kanë marrë kafshë shtëpiake i kanë braktisur.
“Shërbimi veterinar është shumë i rëndësishëm, sepse shumë njerëz e shikojnë të lehtë këtë pjesë, që shikojnë një qen në rrugë ose një kafshë tjetër dhe duan ta marrin në shtëpi. Pastaj kur shikojnë që ka disa gjëra për të bërë u duket pak e sikletshme, mundim dhe i lënë, e i braktisin. Kjo ndodhe sepse nuk pyesin fillimisht veterinerin para se të marrin kafshë. Marrin kafshë të painformuar. Pastaj kur e shikojnë se ka obligime të tjera i braktisin. Kemi rastisur që i kanë blerë dhe i kanë braktisur”.
Më problematikët janë qentë e rrugës. Trajtimi i kafshëve të pastreha ashtu sikurse në botë, edhe në vendin tonë është një ndër temat më kryesore. Shehu thotë se kujdesi mjekësor për to është shumë i nevojshëm.
“Faktikisht e gjithë problematika është me qentë e rrugës. Ata janë më të pafajshmit, sepse kur ti merr një qen rruge gjëja e parë që duhet të të shkojë ndërmend është kontakti me veterinerin sepse duhet kontrolluar. Kur i bën një kontroll të përgjithshëm dhe shikon që nuk ka problematika pastaj ti fillon skemën e vaksinave. Nëse ai ka problematika ti do të fillosh trajtimin. Në momentin kur ai shikon një qen rruge dhe e merr në shtëpi, unë jam pro kësaj është një gjë që duhet bërë sepse ti po e shpëton. Por kontakti i parë duhet të jetë menjëherë të veterineri. Është shumë më e lehtë nëse e çon te veterineri dhe merr një konsultë të duhur. Kur nuk e dërgon te veterineri dhe mban aty fillon problematika”, tha ai për Pozitivi.org.
Nga kafshët që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në rrugë dhe jashtë kujdesit mjekësor, rrezikoni të merrni disa sëmundje.
“Po ka shumë sëmundje që transmetohen nga kafshët te njeriu. Madje janë sëmundje që i kanë dhe kafshët e rrugës, sepse kafshët me pronarë, që qëndrojnë në shtëpi i mbajnë më mirë. Një nga gjërat që mund të themi nga kontakti i drejtpërdrejtë është myku, pastaj fillojnë parazitozat, endoparazitët e brendshëm, krimbat e zorrëve etj. Këto mund t’i marrim direkt nga kafsha, mjafton që të kemi kontakt me duar dhe që të mos i lajmë pak mirë dhe direkt e marrim. Është një sëmundje tjetër, Leishmanioza që prek fëmijët e vegjël deri në 10 vjeç. Është një mushkojnë që e bën transferimin e sëmundjes, pi gjak te qeni dhe pastaj kontakti me njerëzit”.
Të kujdesurit për një kafshë shtëpiake përfshin më tepër sesa servirja e një pjate ushqim çdo ditë. Ushqimi dhe uji janë thelbësorë, por të tilla janë edhe vaksinimi, mbajtja pastër etj. Prandaj është e rëndësishme të dini dhe për llojin e kafshës që do merrni, e për këtë ju duhet patjetër konsultimi me veterinerin”.
Krahas kujdesit që duan, kafshët shtëpiake kanë shumë veti të mira. Ata janë miku më i mirë për fëmijët dhe sidomos për ata me aftësi ndryshe e autikët. Qentë janë një anti-stres dhe ndihmë e madhe për vetminë. Tek fëmijët që rriten me një kafshë shoqërimi në shtëpi shihet se kanë më shumë ndjeshmëri. Kjo mendohet se vjen pasi fëmijët shpesh i trajtojnë kafshët si moshatarët e tyre dhe i kuptojnë kafshët më mirë se të rriturit.
Intervista me mjekun veterinar Klodjan Shehu për Pozitivi.org
A është primar kujdesi për një kafshë shtëpiake përpara se ta marrësh në rrugë dhe ta çosh në shtëpi, pra sa e rëndësishme është që ta çosh fillimisht te veterineri?
Shërbimi veterinar është shumë i rëndësishëm, sepse shumë njerëz e shikojnë të lehtë këtë pjesë, që shikojnë një qen në rrugë ose një kafshë tjetër dhe duan ta marrin në shtëpi. Pastaj kur shikojnë që ka disa gjëra për të bërë u duket pak e sikletshme, mundim dhe i lënë, e i braktisin. Ne si klinikë jemi marrë shumë me këtë pjesë, me sensibilizimin e njerëzve sepse ka pasur shumë raste që kanë pasur qenë dhe mace dhe pastaj na kanë marrë në telefon duke thënë “nuk i mbajmë dot”.
Pse ndodh kjo?
Kjo ndodhe sepse nuk pyesin fillimisht veterinerin para se të marrin kafshë. Marrin kafshë të painformuar. Pastaj kur e shikojnë se ka obligime të tjera i braktisin. Kemi rastisur që i kanë blerë dhe i kanë braktisur. Për sa i përket kafshëve të adoptuara te ne, sepse ne adoptojmë pafund, ua shpjegojmë në fillim dhe pastaj nëse ai nuk i bën dot ato gjëra i them se më e mira është që të mos e marrësh se do e braktisësh.
A janë sensibilizuar njerëzit për t’u kujdesur për kafshët si duhet, si funksionon ne Shqipëri, a drejtohen te veterineri?
Pjesa më e madhe po. Ne kemi klientë të përhershëm dhe këtë e kuptojmë që nga mënyra si i mbajnë kafshët. Pjesa më e madhe janë sensibilizuar. Është vetëm një numër shumë i vogël. Dhe ata janë por thjesht nuk janë të dhënë shumë pas gjërave që kafshët duan. Po të marrësh një mace me pak menaxhim e mban kurse qeni ka dhe shumë gjëra të tjera, duhet nxjerrë etj.
A duhet çuar menjëherë te veterineri një kafshë shtëpiake që gjendet në rrugë, përpara se të merret në shtëpi?
Faktikisht e gjithë problematika është me qentë e rrugës. Ata janë më të pafajshmit, sepse kur ti merr një qen rruge gjëja e parë që duhet të të shkojë ndërmend është kontakti me veterinerin sepse duhet kontrolluar. Kur i bën një kontroll të përgjithshëm dhe shikon që nuk ka problematika pastaj ti fillon skemën e vaksinave. Nëse ai ka problematika ti do të fillosh trajtimin domethënë do i shpjegosh dhe pronarëve, por ndonjëherë është zgjedhja e tyre. Kjo është pyetje shumë e rëndësishme. Në momentin kur ai shikon një qen rruge dhe e merr në shtëpi, unë jam pro kësaj është një gjë që duhet bërë sepse ti po e shpëton. Por kontakti i parë duhet të jetë menjëherë të veterineri dhe ti duhet ta menaxhosh këtë situatë.
Është shumë më e lehtë nëse e çon te veterineri dhe merr një konsultë të duhur. Kur nuk e dërgon te veterineri dhe mban aty fillon problematika dhe gjëja e parë që i vjen në mendje është ta nxjerrë përsëri në rrugë.
A ka ndonjë sëmundje që mund të merret nga kafshët shtëpiake nëse nuk i dërgojmë te veterineri dhe cilat janë ato?
Po ka shumë sëmundje që transmetohen nga kafshët te njeriu. Madje janë sëmundje që i kanë dhe kafshët e rrugës, sepse kafshët me pronarë, që qëndrojnë në shtëpi i mbajnë më mirë. Një nga gjërat që mund të themi nga kontakti i drejtpërdrejtë është myku, pastaj fillojnë parazitozat, endoparazitët e brendshëm, krimbat e zorrëve etj. Këto mund t’i marrim direkt nga kafsha, mjafton që të kemi kontakt me duar dhe që të mos i lajmë pak mirë dhe direkt e marrim. Është një sëmundje tjetër, Leishmanioza që prek fëmijët e vegjël deri në 10 vjeç. Është një mushkonjë që e bën transferimin e sëmundjes, pi gjak te qeni dhe pastaj kontakti me njerëzit. Kur është fjala për sëmundjet që transmetohen nëpërmjet përkëdheljeve nga kafsha te pronari, krimbat unazë janë ndër më ngjitësit. Disa të tjera: Krimbat e rrumbullakët; Krimba çengel; Lambje, më të gjendura te qentë sesa te macet.
Sa herë duhet dërguar kafsha shtëpiake te veterineri?
Kur është në atë periudhën e skenave të vaksinave që janë 4 vaksinat e para që i bëhen dhe trajtime anti parazitare e mira është ta çosh të paktën njëherë në 2 javë. Paraprakisht do ishte mirë që përpara vaksinimit ta sjellësh për një kontroll te veterineri, 4 ose 5 ditë përpara. S’e vaksinon në momentin që kafsha ka një problematikë, sepse mund t’ja rëndosh situatën.
Të gjitha problematikat që kemi hasur është se kafshës i ndodh diçka, sëmuret, dhe pastaj pronari e braktis sepse i duket e pamundur të kujdeset, e komplikuar, bezdiset.
Kush do më shumë kujdes qeni apo macja?
Më shumë kujdes do qeni.
Çfarë adoptojnë më shumë njerëzit?
Njerëzit më shumë adoptojnë macet. Sepse qeni do më shumë kujdes. Do nxjerrë 2-3 herë në ditë, do ta mësosh që të mos kafshojë gjërat pra duhet ta mësosh me kulturë tjetër.
Sa të këshillueshme janë kafshët shtëpiake për fëmijë?
Nga eksperienca ime por edhe sipas psikologëve është shumë e rekomandueshme që për fëmijët të marrësh një kafshë sepse bëhen më të sensibilizueshëm më të ndjeshëm dhe më të dashur. Është shumë e këshillueshme të rrisësh një fëmijë me kafshë. Mua ma kanë kërkuar shumë edhe në Gjermani. Ka pasur disa familje, sidomos ata familje që kanë pasur fëmijë me aftësi të kufizuara. Edhe psikologët një ndër gjërat që u kanë rekomanduar ka qenë që të marrin një kafshë. Bëhen më të ndjeshëm. Ka pasur disa njerëz me epilepsi, këto janë shumë të frikësuar ndonjëherë dhe ato i ndihmon shoqërimi me një kafshë, kryesisht me një qen.
Kërkojnë shumë qenë edhe për fëmijët autikë.
Çfarë duhet të kenë parasysh njerëzit përpara se të vendosin të adoptojnë një kafshë shtëpiake?
Përpara se të vendosni për një kafshë shtëpiake, pra para se të shtoni një anëtar në familje duhet të merrni në konsideratë disa faktorë. Kostot për ushqimin, kujdesin te veterineri, lincencat dhe kostot e tjera të lidhura me të. Kujdesi mjekësor është i nevojshëm për çdo kafshë shtëpiake.
/Pozitivi.org
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
