55 nga 206 anëtarë të bordeve të kompanive zvicerane janë femra
22/05/2019 Shpërndaje

55 nga 206 anëtarë të bordeve të kompanive zvicerane janë femra

Barazia gjinore është një prej vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike. Kjo vlerë po zhvillohet me kalimin e viteve dhe një prej këtyre vendeve që ka zhvillim në respektimin e barazisë gjinore është edhe Zvicra.

Në 2016 qeveria bëri thirrje për rritje të numrit të grave në bordet e kompanive zvicerane, duke thënë se 30 për qind e anëtarëve të bordit duhet të jenë gra.  Kompanitë i janë bindur kësaj thirrjeje ndonëse jo në nivelet duhura.

Të gjitha kompanitë më të njohura të Zvicrës tani kanë të paktën një grua në bord, sipas një raporti të firmës konsulente Russell Reynolds. Po sipas kësaj firme përparimi drejt barazisë gjinore në menaxhimin e firmave zvicerane është i ngadalshëm, por i qëndrueshëm.

Raporti thotë se 55 nga 206 anëtarët e bordit të 20 kompanive më të njohura zviceranejanë gra, 27 për qind, krahasuar me 21 për qind dy vjet më parë. Raporti vjetor i Schilling, i cili u publikua javën e kaluar, theksoi se gratë tani për herën e parë përbëjnë më shumë se një të pestën e anëtarëve të bordit mbikëqyrës në 100 firmat më të mëdha të Zvicrës.

Ndërsa në Shqipëri gratë shqiptare përballen ende me pabarazi, hendek në paga, dhunë gjinore, diskriminim dhe stereotipe në tregun e punës, dhe aq më pak në borde drejtuese në kompani. Një analizë e thelluar e PNUD dhe UN Ëomen për Shqipërinë, shtoi se partitë politike vazhdonin të promovonin gratë kryesisht vetëm në fushata zgjedhore dhe se përpjekjet për rritjen e përfaqësimit të tyre në role drejtuese në tregun e punës, nuk janë askund krahasuar me vendet në zhvillin.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.