4 të famshëm që do të të frymëzojnë të mos heqësh dorë kurrë
Asnjëherë mos hiq dorë. Kjo është ndoshta një nga shprehjet më klishe që do të dëgjoni përgjatë jetës apo ndërsa ndërtoni karrierën tuaj.
Ne e dimë se është më e lehtë të thuhen gjërat se sa të bëhen, por më poshtë kemi permbledhur disa tregime të personazheve të famshëm të cilët definitivisht nuk kanë hequr dorë, përfshirë Sarah Jessica Parker, Stephen King dhe J.K. Rowling etj.
Të gjithë këta tani janë emra mjaft popullorë, por nuk u bënë lehtë. Disa jetuan në makina, të tjerë pësuan abuzim familjar, dhe pothuajse të gjithë hasën refuzimin pas refuzimi profesionalisht dhe personalisht, derisa arritën qëllimin. Lexo dhe frymëzohu!
1. J.K. Rowling;
J.K. Rowling sapo ishte divorcuar, merrte ndihmë nga qeveria dhe mezi mund të përballonte shpenzimet për ushqimin e fëmijëve e saj në vitin 1994, vetëm tre vjet para se të publikohej libri i parë i Harry Potter. Kur ajo ishte duke punuar, ishte aq e varfër sa nuk mund ta përballonte të merrte një kompjuter apo edhe koston e fotokopjimit të romanit me 90.000 fjalë, prandaj dorëzoi çdo version manualisht tek botuesit. Asaj iu hodhen poshtë dhjetëra herë derisa më në fund Bloomsbury, një botues në Londër, i dha një shans të dytë pasi vajza tetë vjeçare e CEO-s ra në dashuri me të.
2. Stephen King;
King ishte trokë kur po përpiqej të shkruante fillimisht. Ai jetoi në një rimorkio me gruan e tij dhe të dy bene punë të shumëfishta për të mbështetur familjen. Kanë bërë edhe punë artizanale. Ata ishin kaq të varfër sa duhej të merrnin rroba hua për martesën e tyre. Madje kishin hequr dorë dhe nga telefoni sepse ishte shumë i shtrenjtë.
King mori aq shumë refuzime për veprat e tij saqë zhvilloi një sistem për koleksionimin e tyre. Ai mori 60 kundërshtime përpara se të shiste historinë e tij të parë, “The Glass Floor “, për 35 dollarë. Madje edhe libri i tij më i shitur, Carrie, në fillim nuk pati kaq sukses. Më pas suksesi u arrit sepse nuk hoqi dore asnjehere.
3. Sarah Jessica Parker
Parkeri ka lindur në një qytezë të varfër në Ohajo rurale. Ishte më e vogla nga katër fëmijët. Prindërit e saj u divorcuan kur ishte dy vjeç dhe nëna u martua menjëherë pas kësaj. Pas marteses se dyte e ema beri dhe katër fëmijë të tjerë. Njerku i Parkerit, një shofer kamioni, shpesh ishte pa punë, kështu që ata filluan të këndonin e të kërcenin në një moshë shumë të vogel për të ndihmuar në plotësimin e të ardhurave dhe për të ushqyer familjen e tyre me 10 veta.
Përkundër kohërave të vështira dhe herë pas here në mirëqenie, nëna e Parkerit vazhdoi të nxiste interesin e fëmijëve të saj për art. Familja u transferua në Cincinnati, ku Parker u regjistrua në një shkollë baleti, muzike dhe teatri me bursë. Kur ishte 11 vjeç, familja bëri një udhëtim në New York City, kështu që Parker mund ta provonte për një shfaqje në Broadway. Udhëtimi ishte një sukses, ndaj dhe familja u zhvendos në Nju Jork. Parker vazhdoi të punojë shumë, duke u bërë kështu personazhi kryesor i Sex and the City.
4.Emily Blunt;
Para se Blunt të emërohej për Golden Globes dhe të rrëmbente rolet kryesore në skenë, ajo mezi mund të bënte një bisedë me shokët e klasës: Në moshën 7 dhe 14 vjeç, Emily belbëzonte. Ndërsa ka folur për fëmijërinë në një intervistë aktorja shprehet kështu: “Unë isha një fëmijë i zgjuar dhe kisha shumë për të thënë, por nuk mund ta thoja dot. Nuk e kam menduar kurrë të jem në gjendje të ulem dhe të flas me dikë sic po flas tani me ty”.
Por kjo ndryshoi kur një nga mësuesit e saj e inkurajoi që të provonte të luajë në shkollë, një gjë krejtësisht e papërgjegjshme, duke pasur parasysh faktin se ajo kishte një komunikim kaq të vështirë. Por mësuesi e instruktoi butësisht dhe i sugjeroi që të provonte akset dhe zërat e karakterit për ta ndihmuar në nxjerrjen e fjalëve. Dhe kjo funksionoi. Deri në fund të adoleshencës së saj, Blunt kishte kapërcyer belbëzimin dhe vazhdoi përpara derisa arriti karrierën e suksesshme që ka tani.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
