Një e re në azilin e pleqve
Dorina Gjoka ka vendosur të bëjë një vizitë për herë të parë në “Shtëpinë e të Moshuarve”. Asaj iu bë një ftesë dhe pranoi me kënaqësi të madhe për të kaluar disa orë pranë një azili pleqsh, aty ku burra dhe gra në moshën e gjyshërve tanë jetojnë çdo ditë që iu ka mbetur.
“Ishte një kënaqësi të kalojë njën ditë me ta”, kështu shprehet Dorina për pozitivi, e cila ka studjuar Punë Sociale në Fakultetin e Shkencave Sociale, e kjo e ka bërë atë një person edhe më human. Në vizitën që zgjati 3 orë me disa të rinj e të reja të cilët u ndryshuan ditën të moshuarve, ishte dhe vajza nga Laçi.
“Arsyeja e vizitës në Shtëpinë e të Moshuarve ishte diçka e organizuar nga persona të tjerë që kërkonin vullnetarë. Unë shpreha dëshirën të isha një prej vullnetarëve në këtë organizim sepse doja t’i shikoja gjërat me nga afër për atë çfarë njerëzit ndjejnë kur ndodhen në atë vend… Më bëri përshtypje kujdesi që stafi kishte ndaj tyre dhe sa mirkpritës ishin, buzëqeshja që ata dhuronin. Kam qëndruar rreth 3 orë…”, tha Dorina.
Të moshuarit fluturuan nga gëzimi për ato 3 orë që u argëtuan në shoqërinë e vajzave. Një vizitë që nuk kushton asgjë për askënd, përveçse shtoni gëzim në zemrat e atyre nënave e baballarëve që tashmë janë në ditët e tyre të fundit. Dorina rrëfen për pozitivi.org orët që qëndroi aty dhe shkëlqimin dhe ngrohtësinë që mori nga sytë e tyre.
“Gjatë kohës që qëndrova pashë çdo gjë deri në detaje… Sa të gëzuar ishin që i vizituam. Në sytë e tyre kishte shumë dhimbje ajo ndjehej edhe nese nuk afroheshe pranë tyre. Bisedova gjatë me ta. I pyesja se si arriten që të vinin deri tek Shtëpia e të Moshuarve. Shihja edhe lot në sytë e tyre… Kur një zonjë rreth të 50-ve e pyeta se sa vite kishte që jetonte aty, përgjigjia e saj me preku. Kam 4 vite por këto katër vite me duket sikur janë 20 vjet”, tha Dorina për pozitivi.
Me lule në duar kështu i ka përshëndetur të moshuarit Dorina me mikeshat e saj të cilat kanë dërguar edhe ushqime tek “Shtëpia e të Moshuarve”. “Sigurisht që kam menduar disa herë të shkoj dhe t’i vizitoj sërish… Shpërndava disa lule per ta, shpërndamë gjithashtu edhe ushqime. Të gjithë festuam bashkë me ta… Sigurisht që do të shkoj herë të tjera. Do ishte gjëja më humane dhe më e pakushtueshme që mund të bëjë një njeri, të kalojë një ditë nën shoqërinë e të moshuarve. Ata janë prindër dhe nëqoftëse dikush i takon atyre iu duket sikur për t’i vizituar ka vajtur fëmija i tyre”. Shtoni lumturinë e tyre dhe tuajën duke shkuar të paktën një herë, mbase jo me trëndafila në duar por me buzëqeshje në fytyrë. Edhe kaq mjafton për ata…







© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
