Mark Zuckerberg lajmëron ndryshimet e fundit në WhatsApp
Mark Zuckerberg ka lajmëruar se do të ndopdhin ndryshime të reja në WhatsApp gjatë ditës së sotme.
Reagimet me emoji në mesazhe, që përdoren në Facebook dhe Instagram, do të jenë të përdorshme edhe në platformën e mesazheve.
“Reagimet në WhatsApp nisin të shpërndahen sot”,– shkruan Zuckerberg në llogarinë e tij.
Për ta pasur opsionin e ri duhet të bëni update në playstore ose Appstore dhe nëse nuk aktivizohet, thjesht duhet të prisni derisa të shpërndahet.
Funksioni i reagimeve të shpejta në WhatsApp u jep mundësi të gjithë përdoruesve të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë. Fillimisht ju duhet t’i përgjigjeni një mesazhi me ndihmën e gjashtë emoji-ve; si, dashuri, qesh, surprizë, e trishtuar dhe faleminderit. Aplikacioni i mesazheve mund të shtojë më shumë emoji, si tone të ndryshme lëkure dhe veçori të tjera në përditësimet e ardhshme. Reagimet e shpejta janë të ngjashme me Facebook, Messenger ose Instagramin.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.