
Lidhja e veçantë e amerikanëve me veturat, 56% u vënë emra
A i keni vënë makinës tuaj një emër? A flisni me të rregullisht, madje ndiheni fajtor nëse ngisni një automjet tjetër? Nëse po, nuk jeni vetëm.
Amerikanët i shohin makinat shumë më tepër sesa një automjet. Një sondazh i ri tregon se 60 për qind e shoferëve e konsiderojnë makinën si anëtarë të familjes dhe e vulosin këtë lidhje duke i vënë emër marrëdhënies që kanë me mikeshën me katër rrota.
Rezultatet treguan se 42 për qind ua vënë emrat bazuar mbi një tipar të spikatur, si ngjyra ose zhurma që bën. Frymëzime të tjera të emrave vijnë nga filmat, shfaqjet televizive dhe këngët (20 përqind) ose emra të personazhëve të famshëm me popullaritet(17 përqind).
Sondazhi i 2.000 shoferëve amerikanë u krye nga OnePoll në emër të Toco Garanci, një kompani që dëshiron të ruajë lidhjen e automjetit me pronarin për aq kohë sa të jetë e mundur. Këto janë 15 emrat më të preferuar dhe gallatë.
The Bug Slayer; Earth Mover; Baby Sweet Lil’ Kayden Cujo; Fancy Jenny; Grease Lightning; Uriah (Note: “because it was a heap”) Kermit; Lil’ Speedz; Miss Tigglyëinkle; Muscle boy; Autohoëard; Optimus Punto; Professor Yaffle; Yoda.
Nuk është surprizuese që studimi zbuloi se 40% e njerëzve flasin rregullisht me automjetet e tyre. 63% e pronarëve, në bisedë me makinën kryesisht e inkurajojnë atë të ecë më shpejt.
Gjysma e pronarëve të makinave e përshkruajnë makinën që kanë si një personalitet “të besueshëm” dhe shumica thonë se personaliteti i automjetit të tyre është argëtues. Njëzet e dy përqind besojnë se makina e tyre është “simpatike”.
Por ata më së shumti, e lidhnin automjetin me zemrën e një familjeje dhe kujtimet që kanë. Përgjatë pushimeve, mesatarisht pronarët flenë më shumë se dy netë në makinë. Duke marrë parasysh emrat që preferojnë t’u vënë dhe si e përshkruajnë pronarët lidhjen me makinat, duhet thënë se ata i konsiderojnë shumë të veçanta.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.