Google ofron ndihmë për depresionin
05/09/2017 Shpërndaje

Google ofron ndihmë për depresionin

Google po merr avantazh si një nga shfletuesit më të lartë të internetit e këtë po e shfrytëzon duke ofruar ndihmë ndaj atyre përdoruesve që janë në depresion. Titani i teknologjisë sapo ka lëshuar një tipar të ri i cili ofron një pyetësor për përdoruesit amerikanë nëpërmjet të cilit shprehin “depresionin klinik”.

Një lidhje ku thuhet “Kontrolloni nëse jeni në depresion klinik” e çon përdoruesin menjëherë në PHQ-9, një sondazh klinik i vërtetuar që mund të ndihmojë në diagnostikimin e niveleve të ndryshme të depresionit.

Kjo nismë është në bashkëpunim me Aleancën Kombëtare të Sëmundjeve Mendore me shpresën se pyetësori do të inkurajojë më shumë shtetas të SHBA për të ndjekur trajtimin dhe këshillim. Sipas organizatës, një në pesë amerikanë vuajnë nga depresioni, por rreth 50% marrin trajtim.

“Depresioni klinik është një gjendje e shërueshme që mund të ndikojë në shumë aspekte të jetës së një personi. Ne besojmë se vetëdija e depresionit mund të ndihmojë në fuqizimin dhe edukimin e njerëzve, duke mundësuar qasje më të shpejtë në trajtim”,  shkruante organizata në një deklaratë.

Një nismë e tillë bëhet me shpresë duke nisur nga fakti që nëse informacioni të vihet në dispozicion në Google, më shumë njerëz do bëhen të vetëdijshëm për depresionin dhe do të kërkojnë trajtim për të rimarrë e përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Nisma të tilla janë të nevojshme jo vetëm në SHBA por në mbarë vendet e botës, pasi  siç dihet google aksesohet nga të gjithë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.