Dita Ndërkombëtare e fëmijëve. Si u festua në Tiranë?
1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve. Kjo është një nga festat më të dashura për fëmijët. Të veshur ngjyra- ngjyra dhe ashtu grupe-grupe, bëheshin gati për të festuar ndërsa rrugët e Tiranës ishin më të qeshura nga buzëqeshjet e tyre.
Teksa sot festojnë 1 Qershorin, një thirrje duhet të jetë sensibilizuese për t’i thënë jo abuzimit si dhe dhunës ndaj fëmijëve. Edukimi i tyre me përkushtim dhe rritja e shëndetshme do jenë çelës suksesi i brezave të ardhshëm.
Gjithashtu kjo ditë, le të jetë ndërgjegjësuese për fëmijët në situatë rruge. Instancat përkatëse, duhet të marrin masa dhe për të vegjlit që shfrytëzohen për lëmoshe.
Ndërkaq, referuar raportit të CRCA/ECPAT në Shqipëri dhuna vijon të jetë ende prezente ndërsa komuniteti nuk ka ndërgjegjësim për ta denoncuar atë. Në këto gjetje paraprake shihet qartazi realiteti i vështirë ku jetojnë dhe rriten fëmijët, i cili është larg të qënit i sigurt, mbrojtës dhe reagues.
“Studimi në të dhënat paraprake të tij, përcjell realitet shqetësues përsa i përket qëndrimit të prindërve dhe të gjithë komunitetit kundrejt dhunës ndaj fëmijëve. Pothuaj 60% e të anketuarve mendojnë se është e pranueshme goditja e fëmijës në të ndenjura, me shpullë në fytyrë ose në trup.
• Më shumë se 50% e të anketuarve e pranojnë kur prindërit i bërtasin ose i ulërijnë fëmijës ose e thërrasin fëmijën me fjalë ofenduese.
• Të paktën 20% pranojnë nga prindërit rrahjen e fëmijës me rrip, shkop ose ndonjë send tjetër të fortë.
• Rreth 40% e qytetarëve janë indiferentë përballë dhunës të çfarëdolloj forme ndaj fëmijëve.
• Thuajse 25% e qytetarëve nuk do ta denonconin një rast dhune ndaj fëmijëve tek autoritetet”, thuhet në raportin e CRCA.
https://www.youtube.com/shorts/raThbFlsuOM
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
