Atmosfera pozitive dhe fushëbeteja e tifozëve të huaj në rrugët e Tiranës! Finalja e Conference League “paralizon” kryeqytetin
25/05/2022 Shpërndaje

Atmosfera pozitive dhe fushëbeteja e tifozëve të huaj në rrugët e Tiranës! Finalja e Conference League “paralizon” kryeqytetin

Finalja e shumëpritur e Conference League mes ekipit të Feyenoord-it dhe atij të Romës, që do të luhet sot në stadiumin e “Air Albania” ka shënuar një seri incidentesh mbrëmjen e djeshme. Tifozët holandezë dhe italianë të ardhur në Tiranë për të ndjekur finalen janë përplasur me njërit tjetrin, si edhe me policinë e cila ka ndërhyrë. Pas konsumimit të tepërt të alkoolit, tifozët e dy skuadrave nuk i kontrolluan veprimet.

Sipas informacioneve nga ana e policisë së shtetit, 20 efektivë të policisë kanë mbetur të lënduar teksa rrugët u kthyen në “fushëbetejë”. Megjithatë pas natës së çmendur me huliganizmi në rrugët e Tiranës është kthyer normaliteti.

Entuziazmi i turistëve që vizituan Tiranën: Atmosferë pozitive

Një situatë komplet ndryshe pasqyrohet tetifozët jo problematikë. Përmes postimeve në rrjete sociale treguan se kishin mbërritur në Shqipëri. Shumë prej tyre u shprehën se ishin të kënaqur me atmosferën në kryeqytet, ndërsa theksuan se janë me fat që do të jenë në “Air Albania” për të parë skuadrën e zemrës. Jo vetëm për të parë ndeshjen, disa tifozë e shfrytëzuan kohën e lirë për të vizituar vende të ndryshme në Tiranë.

Sot zhvillohet ndeshja, cilat janë masat e policisë, rrugët e “paralizuara” në Tiranë

Tashmë tifozët numërojnë orët deri ndeshja të nisë të luhet në orën 21:00 në praninë e mijëra sportdashësve. Kjo është finalja e parë e një kompeticioni të tillë Europian që zhvillohet në Shqipëri. Në stolat e stadiumit do të ulen yje të mëdha të futbollit botëror, por dhe veteranë të Kombëtares Shqiptare, Presidentë federatash, Presidenti i FIFA-s dhe të tjerë personalitete të futbollit botëror.

Për ata tifozë që nuk kanë bileta, janë ngritur fun zone dhe pika të caktuara. Grumbullimi dhe nisja drejt stadiumit për tifozët holandezë është caktuar zona e pedonales. Ndërsa tifozët italianë do të grumbullohen tek amfiteatri te liqeni. Të dyja tifozëritë, në mënyrë që të mos kenë kontakte mes tyre dhe për të shmangur trazirat, do të eskortohen gjatë gjithë kohës me polici. Në gatishmëri do jenë 2800 efektivë të policisë shqiptare.

Ndërkohë, sot të gjitha rrugët në Tiranë do të jenë të bllokuara dhe do të shërbejnë vetëm si pedonale, me përjashtim të Unazës së Madhe të qytetit ku mund të kalohet me makina. Qendra e Tiranës do të jetë tërësisht “zonë e kuqe”, pra pedonale, ndërsa rrugët e tjera do të shërbejnë për të lëvizur vetëm ekipet e emergjencës, mediat si dhe skuadrat e Romës dhe Feyenoord.

Rrugët me ngjyrë të kuqe tregojnë se nuk do të lejohet asnjë qarkullim makinash. Me ngjyrë të verdhë do të jenë në gjendje të lëvizin vetëm automjetet e personave që kanë një biletë. Me ngjyrë jeshile janë rrugët që do lejohet qarkullimi për fansat, stafin dhe policinë. Me ngjyrë kafe do të jenë rrugët e emergjencës. Ndërsa me ngjyrë blu janë rrugët që të çojnë në stadium.

Më poshtë emrat e rrugëve të bllokuara në Tiranë:

Rruga e “Durrësit”
Rruga e “Kavajës”
Rruga “Myslym Shyri”
Rruga “Ibrahim Rugova”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Xhorxh Ë Bush”
Rruga “Abdi Toptani”
Rruga “Ismail Ndroqi”
Rruga “Luigj Gurakuqi”
Rruga e “Dibrës”
Rruga “Urani Pano”
Rruga “Dedë Gjo Luli”
BLV. Zogu i Parë
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
BLV. Zhan D’ark
BLV. Dëshmoret e Kombit
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Rruga Leke Dukagjini
Rruga “Faik Konica”
Rruga “Dervish Hima”
Rruga “Asim Zeneli”
Rruga “Ismail Qemali”
Rruga “Mustafa Matohiti”
Rruga “Jul Variboba”
Rruga “Fatmir Haxhiu”
Rruga “Gjergj Filipi”
Rruga “Pjetër Bogdani”
Rruga “Nikolla Tupe”
Rruga “Brigada e VIII”
Rruga “Pashko Vasa”
Rruga “Çamëria”
Rruga “Ukraina e Lirë”
Rruga “Abdyl Frashëri”
Rruga “Skerdilajd Llagami”

Rrugë të kufizuara për emergjenca dhe autorizim:

Rruga e Rinasit
Rruga interurbane Durrës-Tiranë
Rruga Fushë Krujë-Vorë
Rruga Elbasan-Tiranë
Rruga Durrës-Tiranë, nga Ndroqi
Rruga “Dritan Hoxha”
Rruga “Teodor Keko”
Unaza e Madhe
Rruga e Elbasanit
BLV. Bajram Curri
BLV. Gjergj Fishta
Rruga “Muhamet Gjollesha”
Rruga “Sulejman Delvina”
Rruga “Asim Vokshi”
Rruga “Reshit Petrela”
Rruga “Ferit Xhajko”
Rruga Bardhyl
Rruga “Arkitekt Sinani”
Rruga “Sami Frashëri”
Rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”
Rruga e Barrikadave

/Pozitivi.org

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.