2017 vit historik për futbollin e femrave, ‘sfidë e ashpër’ me meshkujt
Kampionati i futbollit për femra nisi zyrtarisht në vitin 2009, pas një turneu promovues në 2007. Liga e Parë u luajt në sezonin 2010 -2011. Futbolli për femrat si në Shqipëri dhe në Evropë është ende në fazat e para, por ka zbuluar shumë talente.
Altin Raklli drejtuesi i parë i ekipit kombëtar të futbollit për femra në Shqipëri po e zhvillon futbollin duke angazhuar dhe trajnuar vajza që janë vërtet të pasionuara dhe talentuara. Jo vetëm djemtë por tashmë dhe vajzat shqiptare janë po aq të apasionuara pas këtij sporti që dikur ishte ‘tabu’, dhe në pak vite kanë arritur rezultate domethënëse në fazat eleminatore të kampionateve europiane dhe ato botërore. Pas një analize, rezulton se 2017 ishte një vit i mrekullueshëm për futbollin e femrave. Pozitivi.org rendit 5 fakte që tregojnë se se futbolli për femrat arriti në një stad të ri në 2017.
Lewes FC u bë klubi i parë i futbollit që arriti barazinë gjinore. Lewes Football Club njoftoi në korrik se do të paguante ekipin e femrave njësoj si ekipin e meshkujve, klubi i parë profesional ose gjysmë-profesional i futbollit që e ka bërë këtë. Në të njëjtën ditë, klubi nisi edhe një fushatë për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazinë gjinore në futboll dhe duke inkurajuar më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat që marrin pjesë në lojë.
Këtë vit gjithashtu ka pasur rekorde në buxhetin e investuar për lojën e grave. 2017 shënoi një rekord prej 101.7 milion euro (90.1 milion funte) të investuara në lojën e grave nga kombet evropiane. Kjo shifër është më e lart se dyfishi, nga € 50.4m (£ 44.5m), pesë vjet më parë. Anglia kryeson këtu, duke investuar 15 milionë euro (13.1 milionë funte) në futbollin e femrave vetëm në sezonin e kaluar.
Një tjetër stad për femrat në futboll është fakti se më shumë se kurrë më parë po rrisin konkurencën në lojë, pasi janë shtuar në numër. Vitin e kaluar, një rekord prej 1.27 milion femrash ishin duke luajtur në nivel profesional dhe gjysmë profesional në të gjithë Evropën. Gjermania ka më shumë gra në librat e saj, me 209,713 të regjistruar në nivel të të rinjve dhe të nivelit të lartë, ndërsa në pesë vitet e fundit Ukraina, Kazakistani dhe Portugalia kanë parë rritjen më të madhe në regjistrimin e femrave.
Por përveë rritjes së interesit të grave për të marrë pjesë në lojë, interes të lartë për lojën e grave futbolliste ka pasur dhe audience. Euro 2017 i grave gëzonte interes të paparë pasi finalja e Euro 2017 ishte programi më i shikuar televiziv i vitit në Holand. Në Holandë kishte shikim mesatar prej 4.1 milion shikuesish, ndërkohë kishte një audiencë globale prej më shumë se 13 milion.
Gratë po përparojnë në futboll edhe përtej fushës së ndeshjes. Numri i komisioneve të futbollit të grave është në një nivel të lartë edhe tani. Tani ka 44, duke ndihmuar në zhvillimin e pjesëmarrjes së femrave në çdo nivel. Rreth 155 gra të tjera kanë përparuar në pozita menaxheriale të futbollit ose më të larta që nga viti 2013. Aktualisht ka 399 gra në këto role të larta. Në përgjithësi, numri i stafit meshkuj dhe femra të dedikuar për futbollin e femrave është 1,5 herë më i lartë në të gjithë Evropën sesa ishte në vitin 2013. Femrat, nëse vazhdojnë me këtë ritëm interesi mund të kenë sundojnë ose barazojnë meshkujt, në pozita menaxheriale të futbollit por jo vetëm. /pozitivi.org/
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.


