Ekspozita me portretet e njerëzve të zakonshëm në Durrës, në kuadër të javës të Kombeve të Bashkuara
We are the people
Ekspozita me portretet e njerëzve të zakonshëm në Durrës, në kuadër të javës të Kombeve të Bashkuara.
“We the peoples” është ekspozita me 333 njerëz të zakoshëm, por portretet e së cilëve ekspozohen në qyetet e ndryshme të vendit në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri. Pas sheshit “Skënderbej” në Tiranë, eskpozita vijoi “rrugëtimin” në Durrës për të vijuar me mesazhet sensibilizuese për rolin që mund të kenë në shoqëri dhe familje njërëz të zakonshëm që janë larg shembujve të njerëzve publik.
Portrete me përmasa gjigante të 333 njerëzve të zakonshëm janë vepër e artistit të ri David Cuka. Koleksioni i plotë përmban 999 portrete shqiptarësh, me të cilat ai dokumenton imazhe, gjendje e veprime të jetës së përditshme të qytetarëve, të rinjve e pjesëtarëve nga bashkësi të çdo kategorie, të cilët popullojnë e përbëjnë shoqërinë tonë të shekullit XXI. Në fakt, janë portretet dhe imazhet e gjithësecilit nga ne, nga e përditshmja jonë, sëbashku me emocionet spontante që mund të kenë reflektuar personat në momentin që janë fotografuar. Përgjatë javës së Kombeve të Bashkuara është menduar që të dëshmohet sa më mirë afërsia e kësaj organizate globale, duke gjallëruar edhe jetën artistiko-kulturore të Durrësit.
Në Durrës, “We the peoples” vjen me aktivitete dhe stendat e ngritura në formën e një panairi për të promovuar paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut, zhvillimin duke mbrojtur mjedisin, trashëgiminë kulturore etj.
Delegacioni i përfaqësuesve të prezencës së OKB në Shqipëri, kryesuar nga Fiona McCluney, koordinatore e përhershme e OKB, u bë pjesë e aktiviteteve të organizuara duke i ndjekur nga afër. Aktiviteteve së bashku me Delegacionin e OKB iu bashkua edhe Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.
Përfaqësuesja e OKB, McCluney u shpreh mbi rëndësinë që kanë aktivitetet e tilla për tu mos u përqendruar vetëm në Tiranë, por për të qenë në çdo vend të Shqipërisë.
Sëbashku me një grup nxënësish, përfaqësuesja e OKB-së McCluney zhvilloi një vizitë në Torrën Veneciane, një nga simbolet e Durrësit, që jo vetëm do të restaurohet përmes programit “EU4Culture”, por edhe do të kthehet në pikë informacioni turistik.
“Është kënaqësi t’ju shikoj të gjithëve juve këtu. Besoj se keni udhëtuar gjatë sot. Uroj ta gëzoni sa më shumë ditën sot. Do të vizitojmë kullën Veneciane dhe do të mësoni më tepër për historinë dhe punën e bërë. Në sheshin pranë bashkisë kemi vendosur stendat e UN për tu informuar më shumë. Kemi koncerte dhe këngëtarët do të performojnë në të gjithë vendet ku kemi qenë” – u shpreh McCluney.
Së bashku me të rinjtë ato u informuan në lidhje me ndërhyrjet që janë bërë në këtë objekt kulturor nga programi i mbështetur nga UN si dhe për vlerat historike që ajo mbart.
Pjesë e ”Javës së Kombeve të Bashkuara”janë aktivitete të ndryshme sensiblizuese dhe aktivitete kulturore.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
