Studentja e arkitekturës “shndërron” realitetin përmes syve, “misteri”: Marr kënaqësi nga dhimbja
Armonda Halilaj, 21 vjeçarja nga Kukësi e talentuar në pikturë, tregon si lindi ky pasion i madh, ekspozitën në rrugët e Tiranës dhe misterin e pikturave të “frikshme”. Ka ardhur nga Kukësi në Tiranë për të studjuar arkitekturë në Universitetin e Politeknik të Tiranës. Tashmë ka mbaruar vitin e 3, i mbeten dhe dy vite për ta mbyllur këtë kapitull.
21 vjeçarja tregon për pozitivi.org se nuk është rritur mes penelit dhe bojërave por pasioni për pikturën lindi në vitin e tretë në gjymnaz. ‘Nuk jam rritur mes penelave dhe ngjyrave apo kornizave të varura në mur. Në vit të tretë të gjimnazit, rastësisht vizatova diçka dhe kjo ishte fillimi i çdo gjëje. Shtysa e parë ishin komplimentet e shokëve të klasës. Pavarësisht nivelit të dobët, ishte një gjë qe i dha ‘start’ punës time”, shprehet Armonda gjatë një interviste për pozitivi.org.
Të rinj të talentuar në pikturë ka pafund në vend, por Armonda është ndryshe. Sytë janë pasqyrë e shpirtit për gjithkënd. 21 vjeçarja inspirohet nga ngjarje dhe histori të përditshme, të cilat më pas i transmeton nëpërmjet syve. Punimet e saj duken shumë të vërteta dhe natyrale. Përcjellin njëkohësisht një gjallëri dhe trishtim që të fut frikën. Një fakt të bën të mendosh se pas këtyre punimeve fshihet një traumë apo vuajtje e madhe, por e vërteta siç tregon studentja kuksjane është ndryshe.
“Nga 3 fëmijët që jemi në familje, isha e vetmja që nuk shprehesha asnjëherë për gjërat që më ndodhnin. Isha tip shumë i mbyllur. Nuk isha në gjendje të bashkëbisedoja për gjërat e mia me të tjerët. Ndonjëherë e gjeja veten në shkrime të vogla. Derisa kjo gjë me hapi dyert edhe nuk me la të kisha shumë gjëra brenda vetes. Fillova te frymezohesha shume nga gjerat e vogla, dhe ne nje fare menyre ‘u rrita’ në vizatim. Frymëzohesha nga gjera te bukura dhe i perktheja negativisht ne vizatime me domethenie te ndryshme. Njesoj ka ndodhur edhe e kunderta. Në mënyre egoiste marr kënaqesi nga dhimbja që pasyrohet në punime”, shprehet 21 vjeçarja gjatë intervistës për pozitivi.org.
Ëndrra e saj ka qenë piktura, ndërsa arkitektura ishte zgjedhje logjike. Armonda rrëfen se nëse do kthehej pas në kohë të zgjidhte pasionin… “Jam e vetëdijshme që për shkak të kësaj zgjedhjeje që kam bërë asnjëhere nuk do ndihem e plotësuar. I gjithë kreativiteti dhe pasioni ndoshta dobësohen me kalimin e viteve pa praktike dhe do mbetet sërish diçka e fshehur brenda meje. Pa ditur se ku të shprehet. Gjithsesi mundohem te mos e le veten të vuaj nga kjo “sëmundje”, tha gjatë intervistës Armonda.
Intervista me Armonda Halilaj ekskluzive për pozitivi.org.
- Si fillim do doja një prezantim të shkurtër, kush është Armonda Halilaj?
Jam Armonda dhe kam lindur ne Kukes me 1996. Perkohësisht jetoj në Tiranë ku studioj për arkitekturë.
- Si të ka lindur pasioni për pikturën ?
Ne fakt, (per fat te mire apo te keq) ky pasion ka lindur vetem para tre viteve dhe e kam ushtruar gjate ketyre tre viteve vetem ne muajt verorë te vitit. Nuk jam rritur mes penelave dhe ngjyrave apo kornizave te varura ne mur. Nuk isha e informuar per kete gje, dhe asnje gje tjeter persa i perket kesaj fushe. Ne vit te trete te gjimnazit, rastesisht vizatova dicka dhe kjo ishte fillimi i cdo gjeje. Shtysa e pare ishin komplimentet e shokeve te klases. Pavaresisht nivelit te dobet, ishte nje gje qe i dha ‘start’ punes time.
- Çfarë ju frymëzon?
Ne fillim nuk u frymezova nga nje gje e caktuar. Me pelqente fakti qe isha ne gjendje te beja dicka ndryshe, dhe per egoizem e praktikoja cdo dite duke vizatuar gjera qe shikoja (ne foto, natyre). Realistike. Nga 3 femijet qe jemi ne familje, isha e vetmja qe nuk shprehesha asnjehere per gjerat qe me ndodhnin. Isha tip shume i mbyllur. Nuk isha ne gjendje te bashkebisedoja per gjerat e mia me te tjeret. Ndonjehere e gjeja veten ne shkrime te vogla. Derisa kjo gje me hapi dyert edhe nuk me la te kisha shume gjera brenda vetes. Fillova te frymezohesha shume nga gjerat e vogla, dhe ne nje fare menyre ‘u rrita’ ne vizatim. Nuk vizatoja thjesht gjera qe shikoja. Do e quaja veten tip negativ. Frymezohesha nga gjera te bukura dhe i perktheja negativisht ne vizatime me domethenie te ndryshme. Njesoj ka ndodhur edhe e kunderta.
- “Sytë janë pasqyrë e shpirtit”, shpirti i kujt pasqyrohet në pikturat e tua?
Nuk do guxoja te thoja qe ne te gjithe pikturat serviret shpirti im. Eshte normale qe kam shprehur gjithmone ate qe kam ndjere por me shume se shpirt jane ndjesi. Per te pasqyruar shpirtin diku duhet shume me teper dhe jo kaq siperfaqesisht. Pervec dy pikturave ne te cilat kam dhene cdo pjese te shpirtit, te gjithate tjerat kane te bejne me ndjesitee momentit qe nuk arrijne te shpirti.
- Pse përcjellin kaq shumë dhimbje punimet?
Disa njerez e perthithin si dhimbje ate si pasqyrohet e disa te tjere si gjendje neutrale. E verteta eshte se e shoh si menyren e vetme per tu shkarkuar emocionalisht, qofshin ato edhe emocione pozitive. Ne menyre egoiste kenaqesi nga dhimbja qe pasyrohet ne punime. Ne menyre egoiste marr kenaqesi nga dhimbja qe pasqyrohet ne punime.
- Cilat janë pikturat që ke dhënë çdo pjesë të shpirtit siç u shprehët më lart?
Keto janë 2 pikturat që kam shprehur gjendjen time:


- Në çfarë gjendje ishe kur i pikturove dhe çfarë ke dashur të transmetosh? Ka ndonje histori apo ngjarje?
Njera nga pikturat (ajo bardh e zi) eshte e vetmja qe kam paraqitur dicka timen. Ishte hera e pare edhe e fundit qe mora mundimin te vizatoja dicka qe me perket mua (fizikisht). Nuk eshte dicka qe percjell dhimbje. Eshte dicka me te cilen une mrekulohem gjithmone, sa here qe e ndesh. Eshte nje bote komplet tjeter brena syve. Nuk ka pas nje histori te caktuar apo ngjarje
- A keni marrë pjesë në ndonjë ekspozitë apo konkurs pikture?
Nuk kam marre pjese ne asnje konkurs deri sot. Nje periudhe kohore u bera pre e rrjeteve sociale dhe e komercializimit. Beja vizatime per te tjeret. Vazhdova te beja gjera me porosi. Vazhdoja te mjaftohesha me shumat e ‘likeve’ dhe me para. Deri sa e vura re qe kjo ishte gjeja e fundit qe do deshiroja te beja. Me dukej sikur po e keqperdorja cdo gje qe kisha ne dore. Hoqa dore. Dhe nuk preka laps apo penel per nje kohe te gjate. Qe nga ajo kohe nuk kam vizatuar me ne menyre te atille. Mesova te vizatoja me shpirt. Jo me mendje. Dhe me pelqen kjo gje. Deri sa mendova ta ndaja edhe me te tjeret kete gje. Tu tregoja te tjereve qe beja gjera nga zemra. Kisha vendosur te celja nje ekspozite me disa nga veprat. Dhe u realizua ne qershor te vitit te kaluar.
- Si shkoi ekspozita?
Ekspozita u realizua ne qershor te vitit te kaluar. Ishte nje bashkepunim me nje piktor tjeter dhe kishim rreth 60 piktura te ekspozuara. U vizitua mjaft nga shume njerez. Kishte edhe te ftuar (disa nga personazhet e pikturave) qe moren pjese. Ishte dicka e arritshme per te gjithe. U munduam ta benim ne ambient sa me te hapur qe te kishin mundesi te gjithe te mernin pjese. Qellimi i ekspozites ishte prezantimi i punes dhe ndarja e puneve me te tjeret por u bene edhe shitje te tyre .
- Si e mendoni pikturën profesion apo pasion?
Me fakt nuk e mendoj si dicka me te cilen do ndertoj te ardhmen. Erdhi si i tille dhe do mbetet pasion. Nuk kam marre asnje mesim ne lidhje me kete. Cdo gje e kam mesuar vete. Dhe e kam shfaqur paster, ashtu sic e kam menduar. Me pelqen qe e vazhdoj si pasion sepse smund te pranoj ta kthej ne dicka fitimprurese. Me duket e padrejte. Nese duhet te kete fitim, le te ndodhe terthorazi.
- Çfarë ju pëlqen më shumë të pikturoni dhe cilit zhanër i përkisni?
Aftesite me te mira i kam ne vizatim me laps, vizatime realistike. Por kohet e fundit kam vene re qe po barazohet edhe me aftesine per te perdorur bojrat. Cdo gje behet me praktike, dhe nuk mendoj se kam nje fushe te caktuar qe zoteroj me mire. Ajo cfare me pelqen me shume te pikturoj jane syte. Jane pasqyre e shpirtit, dhe gjithmone kur bej nje pikture te nje syri mundohem te tregoj histori nepermjet piktures. Eshte nje nder gjerat e vetme ne te cilat jap pothuajse me te miren time.
- Cilat janë planet tuaja për të ardhmen?
Nese sot do me vendosnin para dy zgjedhjeve: piktures dhe shkolles. Do zgjidhja te paren ndryshe nga tre vite me pare. Bera zgjedhjen time duke ndjekur logjiken. Eshte me e “drejte” te ndjek arkitekturen se sa pikturen ne Shqiperi. Nuk besoj se ka te ardhme te kenaqshme. Kjo eshte arsyeja pse e kam lene ne dore te dyte perkundrejt deshirave. Jam e vetedijshme qe per shkak te kesaj zgjedhjeje qe kam bere asnjehere nuk do ndihem e plotesuar. I gjithe kreativiteti dhe pasioni ndoshta dobesohen me kalimin e viteve pa praktike dhe do mbetet serish dicka e fshehur brenda meje. Pa ditur se ku te shprehet. Gjithsesi mundohem te mos e le veten te vuaj nga kjo “semundje”. Momentin e pare qe me jepet mundesia dhe koha e lire, i perkushtohem me seriozitet vizatimeve e pikturave, dhe marr kenaqesi. Do e bej gjithmone!
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.











