Piloti i dytë rrëfen se nuk ka përfunduar stërvitjen, kthehet pas avioni në Londër
Fluturimi i Virgin Atlantic që u nis nga aeroporti Heathrow ne Londër për në New York është shtyrë,
Një orë para nisjes, teksa avioni po fluturonte mbi Irlande, bashkë piloti pranoi se nuk e kishte kaluar testin e fundit të fluturimit. Sakaq kapiteni nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kthehej dhe të merrte Airbus A330 me rreth 300 pasagjerë në bord në Londër.
Fatkeqësia shkaktoi dy orë e 40 min vonesë. Pas uljes në Heathrow në fakt, ishte e nevojshme tq pritej ardhja e një tjetër piloti në pistë dhe me pas të nisej sërish për në New York. Edhe pse linja ajrore kërkoi ndjesë nuk arriti të zbusë nervozizmin e pasagjereve. Airbus A330 ndodhej në Irlandë kur zbuluan se bashke piloti nuk e kishte përfunduar fazën e trajnimit- ishte e turpshme për të gjithë dhe pse pasagjeret ishin tërbuar, tha një dëshmitar për mediat lokale.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
