Një gjyshe në Tik Tok, modeli frymëzues që po thyen rrjetin
06/04/2022 Shpërndaje

Një gjyshe në Tik Tok, modeli frymëzues që po thyen rrjetin

Mosha nuk është pengesë për t’u përshtatur me trendet e kohës. Një personazh mjaft i njohur në Tik Tok është kthyer një gjyshe në SHBA. 92-vjeçarja Lillian Droniak ka kapërcyer kufijtë pasi ndiqet nga mijëra njerëz.

Edhe pse shumica e njerëzve tremben nga vdekja, një gjyshe nga SHBA -ja jo vetëm që nuk shqetësohet aspak por ka vendosur dhe disa kushte për funeralin e saj. Një video e 92-vjeçares është bërë virale, e cila shpjegon kushtet që ka.

Kushti i parë bazë është që njerëzit të qajnë për të… por jo shumë. Kushti i dytë është që një grua e quajtur Bertha të mos marrë pjesë në funeralin e saj. Së treti, e moshuara kërkon që të gjithë të pinë dhe të dehen pas funeralit. “Pini dhe një për mua”, thotë ajo në video.

Kjo video e saj që po bën xhiron në rrjet ka kuriozuar ndjekësit që të hapin të gjitha videot gazmore që ajo bën. Ajo që vihet re është humori dhe pozitiviteti që përcjell e moshuara. Ndonëse në një moshë të thyer sjellja e saj është inspiruese për shumë gra dhe vajza. Duket sikur mosha për të nuk përbën aspak tabu që të postojë video nga përditshmëria e saj.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.