Një burrë dërgon teleskopin në rrugë, njerëzit shikojnë hënën
Gjithkush e ka parë hënën por jo shumë njerëz e kanë parë atë mënyrën e Wylie Overstreet. Në një video mbresëlënëse që u zgjodh si “Pick Staff” në Vimeo, Overstreet njerr teleskopin në rrugët e Los Anxhelosit.
Kur kalimtarët në mënyrë të pashmangshme bëhen kureshtarë mbi instrumentin e tij të rëndë metalik ulur në trotuar, ai u tregon atyre se është një teleskop dhe i pyet ata nëse do të dëshironin ta përdorin për të parë hënën.
Me regjisorin Alex Gorosh për të regjistruar reagimet e tyre, dhjetëra njerëz kthehen duke parë përmes teleskopit për të parë një hënë si ata kurrë nuk e kanë parë më parë.
Disa njerëz shpërthyen në lot; të tjerët thjeshtë bënë humor por secili prej tyre u mahnit nga pamja e mrekullueshme. “Është e pabesueshme!”, bërtiti një nga këmbësorët. “Ndjehem sikur sapo u ula në hënë!” Videoja, e cila është mbivendosur me tingujt qetësues të “Clair De Lune” të Claude Debussy, është një përmbledhje e reagimeve të njerëzve.
Overstreet përshkruan përvojën në video duke thënë: “Për të qenë në gjendje ta shohësh atë afër dhe të ndihesh sikur mund ta arrini dhe ta prekni – kjo është ajo që na bën të vërtetë. Kjo na bën të kuptojmë se jemi të gjithë në këtë planet të vogël dhe të gjithë kemi të njëjtën reagim ndaj universit në të cilin jetojmë. Mendoj se ka diçka të veçantë për këtë. Diçka që unifikon. Është një kujtesë e madhe që ne duhet të shohim më shpesh”.
function execute_YTvideo(){return youtube.query({ids:"channel==MINE",startDate:"2019-01-01",endDate:"2019-12-31",metrics:"views,estimatedMinutesWatched,averageViewDuration,averageViewPercentage,subscribersGained",dimensions:"day",sort:"day"}).then(function(e){},function(e){console.error("Execute error",e)})}Powered by Embed YouTube Video
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
