Më pak interes për zgjedhjet në Turqi në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor
Bazuar në analizën e kompanisë Pikasa, mediat në Shqipëri kanë patur mbulim mediatik më të ulët në Ballkanin Perëndimor për zgjedhjet në Turqi në periudhën 13.05.2023-15.05.2023.
Një nga arsyet për këtë është skena politike e zjarrtë dhe protestat në Shqipëri, të cilat kanë mbajtur vëmendjen e mediave vendore. Megjithatë, Bosnja dhe Hercegovina ka patur 6.7% të mbulimit mediatik për zgjedhjet në Turqi, duke e renditur atë në vendin e parë në rajon. Pas BiH, Maqedonia e Veriut ka ndjekur me 6.6% të mbulimit mediatik dhe Kosova me 4.2%.Numri më i madh i lajmeve në Bosnjë, Maqedonia e Veriut dhe Kosovë është rezultat edhe i numrit të lartë të popullsisë turke në këto vende, si dhe prezencës së partive turke dhe koalicionit me partitë më të mëdha të vendit.Analiza është kryer përmes platformës së analizës së të dhënave në kohë reale të Pikasa, Analytics.live. Përmes kësaj platforme janë monitoruar mbi 1,500 media digjitale në 6 vende të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia dhe Mal i Zi). Platforma e analizave monitoron artikujt mediatikë dhe penetrimit e tyre në media sociale si Facebook, Instagram, Twitter, YouTube, TikTok, duke përfshirë të gjitha llojet e aktiviteteve dhe përfshirjeve.Ky artikull është bazuar në të dhënat dhe citimet e kompanisë Pikasa Analytics.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
