Ermonela Jaho nuk ndalet, në rolin kryesor të operës “La Traviata” në Argjentinë
29/08/2017 Shpërndaje

Ermonela Jaho nuk ndalet, në rolin kryesor të operës “La Traviata” në Argjentinë

Sopranoja shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e “Teatro Colón”, duke luajtur rolin kryesor të një prej operave më të njohura të Giuseppe Verdit.

Jaho do ta interpretojë rolin e Violetta Valery, personazhit kryesor të operës “La Traviata”, në një nga shtëpitë më të mëdha operistike në Buenos Aires të Argjentinës.

Në uebfaqen zyrtare të “Teatro Colón” janë publikuar datat e shfaqjes së operës.

Jaho ka korrur suksese të njëpasnjëshme në tregun botëror, duke lartësuar vendin tonë me performancat e jashtëzakonshme. Ndërsa në shtëpinë operistike më të famshme “National Geographic”, ku do të mbajë rolin kryesor do të luajë në datat 12, 15, 17 dhe 19 shtator.

“La Traviata” është një histori dashurie, ku bashkë me të vjen edhe sakrifica dhe keqkuptimet dhe konsiderohet si një prej operave më të njohura dhe vlerësohet për personazhet komplekse. Në produksionin e “Teatro Colón”, shfaqja do të udhëhiqet nga Evelino Pido.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.