Artistët Izraelitë ndërtojnë hartën emocionale me të rinjtë e qytetit të Kamzës
Çfarë mund të na thotë një vend…?
Effi Weiss dhe Amir Bornstein, të njohur ndryshe me emrin e artit si Effi & Amir, janë një dyshe artistësh nga Izraeli që kanë punuar së bashku që nga vitit 1999, siç shprehen ata për pozitivi.org. Effi dhe Amir para katër muajsh kanë ndërtuar përgjatë një jave një hartë konceptuale të qytetit të Kamzës së bashku me disa të rinj, në të cilën flitej vizualisht për atë ç’ka iu thotë qyteti.
Ndërtimi i hartës është bërë në grup, dy artistët së bashku me të rinjtë e Kamzës kanë lëvizur çdo ditë nëpër qytet, në periferi të Kamzës për të parë nga afër vendin e zgjedhur të cilin do e bënin pjesë të hartës, thanë Effi & Amir për pozitivi.org. Kamza në hartë pasqyrohet siç e shohin të rinjtë, duke bërë një “transofrmim” të realitetit për shkak se përzgjedhja lidhet me përvojat personale të të rinjve.
Vendet e vendosura në hartë kanë lidhje emocionale, raport kujtese personale të të riut që e ka zgjedhur për ta bërë pjesë të hartës. Ne fund, perveç hartes konceptuale, është ndërtuar një video dokumentar që titulloj ” si e mban mend ditën e parë në Kamëz”. Pas një pune 1 javore me një grup të rinjsh në Kamëz 2 artistët Izraelitë arritën të ndërtonin hartën shumështresore të qytetit të Kamzës, e cila mbartte në të, të shkuarën dhe të tashmen, memorjen dhe imagjinatën.
Përzgjedhja më shumë se një vend ka qenë një lidhje emocionale… “Harta, e cila u krijua nga pjesëmarrësit e seminareve, nuk është një hartë objektive, jo e saktë, dhe jo definitive. Ajo nuk përpiqet të përshkruajë Kamzën ashtu siç është, por Kamza, siç perceptohet, komentohet, interpretohet, kuptohet ose përfytyrohet nga njerëzit që jetojnë atje (dhe veçanërisht ata që kanë krijuar hartën). Në këtë kuptim, është një hartë mendore. Ajo përshkruan një lidhje dhe jo një objekt. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin se cilat vende dhe qytete janë të përshkruara, por edhe se si ato përfaqësohen”, shprehen dy artistët për pozitivi.org.
Intervista për pozitivi.org:
- Kush është Effi dhe Amir?
Effi & Amir: Effi & Amir, janë Effi Weiss dhe Amir Bornstein, një dyshe artistësh që ka punuar së bashku që nga viti 1999. Ne punojmë kryesisht si krijues videosh dhe shpesh përfshijmë strategji të performancës dhe pjesëmarrjes në projektet tona.
Ne kemi lindur të dy në Izrael dhe jetojmë në Bruksel 12 vitet e fundit.
- Kur ndërtuat hartën e Kamzës ishte hera e parë në Shqipëri, apo keni qenë dhe më parë?
Effi & Amir: Kemi qenë në Shqipëri shumë herë, rasti i parë ishte në vitin 2003, ku morëm pjesë në Bienalen e 2-të të Tiranës. Që atëherë, ne kemi zhvilluar disa workshope në Shqipëri, për studentët e artit, studentët e kinemasë, artistët e rinj, adoleshentët dhe të tjerë, dhe në këtë mënyrë ne njohëm vendin dhe shumë njerëz që u bënë miqtë tanë. Ndërmjet 2014 dhe 2015, ne gjithashtu bëmë një film të shkurtër në Shqipëri, “Housewarming”, në të cilën punuam ngushtë me një artist shqiptar, Ilir Kaso, si dhe me poetin Krenar Zejno, i cili shkroi poezi për filmin që u interpretuan nga një grup izo polifonik nga Vlora.
- Si lindi ideja e një harte në Kamëz dhe çfarë nënkuton ajo?
Effi & Amir: Në një nga vizitat tona në Shqipëri Ilir na prezantoi me grupin ATA në Kamëz dhe ishte një takim shumë interesant. Në atë kohë ne ishim pjesmarrës në një projekt arti në Izrael, në qytetin e Holonit, ku kemi iniciuar, së bashku me një grup banorësh një muze lokal, një muze të një vendi. (Shih më shumë informacion në lidhjen më poshtë).
Ndodh që grupi ATA gjithashtu kishte idenë për të bërë një muze lokal, një ide shumë e përshtatshme për kontekstin e veçantë social-historik të Kamzës. Ne menjëherë donim të përfshiheshim dhe të kontribuonim nga përvoja jonë. Ne sugjeruam pastaj që t’ju japim një punishte për grupin, që do të shërbejë si pikënisje për këtë projekt të ardhshëm.
Qëllimi i ëorkshopit ishte të propozonte mjete dhe metoda për të hulumtuar, të lehtësonte fjalimin dhe vizualizimin e informacionit në një mënyrë jo-konvencionale dhe jo-akademike, por duke theksuar në një vështrim personal, kritik dhe shumëllojshmëri të pikëpamjeve dhe mendimeve.
- Çfarë domethënie kanë vendet e vendosura në hartë dhe si u ndërtua ajo?
Effi & Amir: Mjeti kryesor në këtë seminar, si në punimet e tjera që kemi bërë (duke përfshirë një në Tiranë, në 2015 në kuadër të ekspozitës Let Us Start In The Middle, në laboratorin e Artit në Tiranë. Shih lidhjen më poshtë) ishte një hartë kolektive. Harta, e cila u krijua nga pjesëmarrësit e seminareve, nuk është një hartë objektive, jo e saktë, dhe jo definitive.
Ajo nuk përpiqet të përshkruajë Kamzën ashtu siç është, por Kamza, siç perceptohet, komentohet, interpretohet, kuptohet ose përfytyrohet nga njerëzit që jetojnë atje (dhe veçanërisht ata që kanë krijuar hartën). Në këtë kuptim, është një hartë mendore. Ajo përshkruan një lidhje dhe jo një objekt. Nuk ka të bëjë vetëm me faktin se cilat vende dhe qytete janë të përshkruara, por edhe se si ato përfaqësohen.
Statusi jo i definuar i hartës së pari do të thotë se ai mund të zhvillohet dhe potencialisht të përmbajë më shumë inpute dhe informacione, por gjithashtu se mund të shërbejë si bazë për diskutim dhe reflektim të mëtejshëm, duke u mbështetur në çështjet që ekspozon harta.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.








