Aborti: E drejta e zgjedhjes VS mbrojtjes së jetës
Genz Z sjell një debat pasionant në një podcast me titullin “Aborti: E drejta e zgjedhjes vs. mbrojtjes së jetës . Në këtë debat u shqyrtuan dilema komplekse që shoqërojnë çështjen e abortit, duke sjellë në pah pikëpamjet dhe argumentet të ndjeshme.
Moderatorja e podcast-it paraqiti temën duke theksuar tensionin midis të drejtës së zgjedhjes së individit dhe nevojës për mbrojtjen e jetës së paditur. Duke përfaqësuar dy qëndrime të kundërta, Stejsi Susaj, studente e mjekësisë së përgjithshme nga Tiranë, dhe Sara Çemi, studente e filozofisë, argumentuan me pasion pozicionet e tyre.
Sara Çemi, përfaqësuese e qëndrimeve pro abortit, u shpreh për të drejtën e plotë të gruas për të vendosur për trupin e saj dhe për jetën e ardhshme. Ajo përmendi rastet e përdhunimit dhe rrezikun për jetën e nënës si disa nga arsyet për të mbështetur abortin. Në anën tjetër, Stejsi Susaj, përfaqësuese e qëndrimeve kundër abortit, argumentoi për arësyet e mbrojtjes së jetës së paditur, duke theksuar rëndësinë e mëmësisë dhe kundërshtimin e abortit për motive të përdhunimit apo mungesës së përshtatshmërisë financiare.
Një sondazh i improvizuar duke përfshirë edhe audiencën tregoi një opinion të përgjithshëm në favor të abortit, dhe një pakicë kundër tij, pasqyrim i ndryshimeve në perceptimet shoqërore lidhur me këtë çështje.
Tema e abortit në kontekstin e situatës në Shqipëri u diskutua gjithashtu. Megjithëse legalizimi i abortit në fillim të viteve 1990 pasoi me një ulje të ndjeshme të numrit të aborteve, ende ekzistojnë shqetësime lidhur me praktikën e abortit selektiv, veçanërisht atë me bazë gjinore. Autoritetet qeveritare raportojnë një rënie në numrin e aborteve në moshën riprodhuese, por debati për abortin selektiv vazhdon të mbetet i hapur.
Përtej këtyre çështjeve, roli i mjekëve në ndërgjegjësimin e grave për rëndësinë e mbajtjes së shtatzënisë dhe mbështetjen e tyre në procesin e lindjes u vlerësua si një ndërhyrje kritike për të promovuar shëndetin dhe për të përmirësuar situatën e lindjeve në vend.
Pro
Sara Çemi, përfaqësuese e qëndrimeve pro abortit, u shpreh për të drejtën e plotë të gruas për të vendosur për trupin e saj dhe për jetën e ardhshme, duke argumentuar me raste të përdhunimit dhe rrezikut për jetën e nënës.
“Gruaja duhet të ketë të drejtën e plotë për të vendosur për trupin e saj dhe për jetën në të ardhshmen. Rastet e përdhunimit dhe rreziku për jetën e nënës janë arsyet që mbështesin të drejtën e abortit.”
Kundër
Stejsi Susaj, përfaqësuese e qëndrimeve kundër abortit, argumentoi për mbrojtjen e jetës së paditur, duke theksuar rëndësinë e nënësisë dhe kundërshtimin e abortit për motive të përdhunimit apo mungesës së përshtatshmërisë financiare.
“Nënësia është një detyrë e rëndësishme dhe nuk ka arsye të lejohet aborti për motive të përdhunimit apo mungesës së përshtatshmërisë financiare. Mbrojtja e jetës së paditur duhet të jetë prioriteti ynë.”
Debati në podcast reflektoi shqetësimet dhe dilemat e shoqërisë në lidhje me abortin, duke theksuar nevojën për trajtim të kujdesshëm dhe reflektim të thellë mbi këtë çështje të ndërlikuar. Kjo temë mbetet një nga çështjet më të ndjeshme dhe të diskutueshme në shoqërinë tonë, e cila shfaq sfidat dhe kontradiktat e jetës moderne.
Ky podcast u realizua nga Qendra Media dhe Çështjet Shoqërore në kuadër të projektit Gen Z, me mbështetjen financiare të Agjencisë Kombëtare të Rinisë, (AKR) dhe Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, (MSHRF). Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e AKR-së dhe MSHRF-së”.
© 2024, Pozitivi. All rights reserved.