40 të rinj nga Ballkani trajnohen në Shqipëri
11/08/2017 Shpërndaje

40 të rinj nga Ballkani trajnohen në Shqipëri

40 të rinj nga 6 vende të ndryshme të Ballkanit do të jenë pjesë e një trajnimi me temë “Shtigje rinore: Promovimi i Vlerave të OSBE-së në Ballkanin Perëndimor” duke nisur nga data 13-17 shtator.

Ky trajnim organizohet nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor. Kjo nismë u vlerësua nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili tha se kjo nismë do të jetë një mundësi e mirë për edukimin e gjenerateve të reja drejt Bashkimir Europian.

“Në Shtator duam që 40 të rinjtë që do të vijnë nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnja të kenë mundësi të zbulojnë Tiranën, Shqipërinë, të kenë mundësi të organizojnë debate mes njëri-tjetrit, si një mënyrë për të kuptuar se si një gjeneratë e re e të rinjve dhe aktivistëve në Ballkan mund të çojë përpara ambicien tonë për një rajon që është evropian përpara se të regjistrohet zyrtarisht në Europë, që të fillojë edhe të sillet pak më evropian brenda vetes.”

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.