Real-Estate trend i viteve të fundit për shit-blerjet e pronave
Industria e Real Estate ka ndryshuar mënyren e funksionimit të shumë aktiviteve të tjera të biznesit në Shqipëri, në një treg të vogël dhe pak kaotik. Shit blerjet përmes real-state është trendi që po përqafohet nga një pjesë e mirë e klientëve, si një mënyrë më e sigurtë për pronën e tyre. Agjenti imobiliar, Andi Xheka në një intervistë për pozitivi.org na njeh më tepër me mënyrën e shitblerjes përmës real-state.
Klientë që duan të blejnë apo të marrin me qira një shtëpi, po i drejtohen gjithënjë e më tepër real estate, çfarë përfitimesh sjell kjo lloj metode?
Klientët po i drejtohen gjithnjë e më shumë agjentëve imobiliar sot, si për blerje ashtu edhe qira. Që të gjesh nje pronën e duhur kërkon shumë kohë në terren kerkime online vizita boshe ne prona që nuk janë ajo që ti kerkon, pjesa më e madhe e njerëzve nuk e ka luksin kohor gjatë ditës për shkak të punës që ta bëjë këtë gjë, dhe i drejtohen një agjenti imobiliar. Një agjent imobiliar sot është shumë i informuar mbi tregun dhe procedurat e shitj blerjes së një prone, ose qiradhënies taksat që duhen paguar. Paraprakisht ju informoheni mbi te gjitha detajet e nevojshme për blerjen apo shitjen e një apartamenti nga agjenti. Prona juaj menaxhohet nga profesionistë që janë të informuar mbi gjithcka në lidhje me atë apartament, facilitetet qe ka zona, cilësinë e ndërtimit, dokumentet e pronësise. Të gjitha këto procedura marrin një kohë shumë të konsiderueshme nga përditshmëria dhe është bërë e domosdoshme të marrësh shërbim nga një agjent imobiliar.
Si funksion siguria e ndërmjetesimit mes paleve?
Pasi është dakortësuar çmimi i shitjes apo blerjes, klientet firmosin një kapar dakordësimi pranë noterit, deri në përfundimin e transaksionit. Bëhet gjithë verifikimi i nevojshëm i dokumentacionit të pronës për të parë nëse prona është e rregullt apo nuk ka barrë hipotekore, këtë gjë na e mundëson rifreskimi i kartelës së pasurisë.
Cfarë duhet të kemi parasysh para se të drejtohemi tek një agjent në real estate?
Ju mund te drejtoheni në real estate për të marrë shërbim ose informacion. Një agjen do t’ju informojë mbi çdo paqartësi që ju keni për shërbimin që ju kërkoni.
Cilat janë metodat e shit-blerjes së pronave përmes real estate?
Metodat e shitblerjes se pronave janë të njejta për të gjithë. Në real estate ju do të merrni shërbim. Shitblerja sot funksionon përmes transfertave bankare, blerje me kredi financim nga banka ose blerje pagese me këste.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
