10 vjeçari i “çmendur” pas Noizyt, “di ç’do këngë përmendësh”
Noizy është ndër reperat shqiptar më të ndjekur nga të gjitha grupmoshat, kryesisht nga të rinjtë. Reperin shqiptar me origjinë nga Dibra shumë shpesh e gjejmë kryefjalë të medieve. Jo vetëm për këngët e tij që bëhen hite në çdo kohë, për bashkëpunimet e suksesshme me kolegë dhe vajza të bukura apo për konflikte. Noizy është po aq i njohur për efektin që ka mbi fansat qofshin femra, meshkuj, adoleshentë apo fëmijë, shkruan pozitivi.org.
Tek këta të fundit bën pjesë edhe Aldo, 10 vjeçari që di çdo tekst të Noizyt. Aldo është një fans i çmendur pas reperit, i cili mëson përmendësh çdo tekst menjëherë sapo del në treg. Aldo këtë vit fillon klasën e 6, gjatë verës tregon se është marrë me shumë aktivitete. Më së shumti pëlqen të frekuentojë pishinat sepse i pëlqen noti. Por gjatë ditës pëlqen të dëgjojë disa këngë të Noizyt. Më të preferuarat e tij janë “Number one”, “100 kile”, “Jena mbretër, Malet e dibres”. “I di të gjitha përmendësh”, shprehet Aldo për pozitivin.
Gjatë një bisede të këndshme, 10 vjeçari tregon se e ka pëlqyer Noizyn në fillim për këngët që bën dhe kundër përgjigjet me këngëtarët e tjerë. “Noiz bën këngë të bukura, flet për ato që i ka inat. Më pëlqen se i shan ata që e kanë inat. E kam qejf se e kam edhe patriot”.
Incidentet mes këngëtarëve janë të shpeshta, reperi në fjalë ka bërë bujë disa herë për sherre me kolegë të tjerë. Kujtojmë një sherr të nisur që herët me Stresin, duke bërë që një pjesë e të rinjve të ndaheshin në dy grupe. Njëra palë me Stresin dhe tjetra me Noizn, gjë që ka shkaktuar shpesh konflikte edhe mes adoleshentëve. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me 10 vjeçarin në fjalë.
Aldo shprehet se ka dëshirë të marrë pjesë në koncerte të reperit por e ndalon e ëma për shkak të moshës që ka. Megjithatë ai ka mundur të shkojë vetëm një herë në një koncert të këngëtarit por as aty nuk ka mundur ta takojë. “Kam qenë vetëm një herë në një koncert në Peshkopi. Kur erdhi te IBA. Vetëm e kam pa. S’me lanë fansat e tjerë që ishin para. Të gjithë vraponin dhe unë ngela mbrapa”, shkruan pozitivi.org.
Te gjithë e kanë nga një idhull, disa pindërit, disa këngëtarë, piktorë, shkecëtar e kështu me rradhë. Fëmijët nuk i detyron sot të zgjedhin një idhull. Mbase këngët në ditët e sotme po transmetojnë mesazhe të gabuara por rëndësi ka të mos merren si shembull. Aldo nuk preferon t’i marrë shembull këngët që transmetojnë mesazhe negative pasi mendon që janë thjesht për show. Por ama në facebookun e tij janë të gjitha foto të Noizyt. Më së shumti shprehet se e pëlqen këngëtarin sepse e ka patriot. Përpos Noizyt këngëtarët që dëgjon më së shumti janë “Noizy, Ilir Koli, Varosi…”. Më këtë frymë muzikore po rritet brezi i ditëve të sotme…

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
