Zhduket tumori shkatërrues në trurin e 11 vjeçares, mjekët nuk kanë shpjegim
21/12/2018 Shpërndaje

Zhduket tumori shkatërrues në trurin e 11 vjeçares, mjekët nuk kanë shpjegim

Tumori në trurin e një vajze të vogël është zhdukur dhe mjekët nuk kanë shpjegim.

Roxli Doss, 11 vjeç, u diagnostikua me diffuse intrinsic pontine glioma, ose DIPG, në qershor dhe kaloi javë në mjekim me rreze radioaktive edhe pse nuk kishte shërim.

“Është shumë e rrallë, por kur e shohim, kjo është një sëmundje shkatërruese”, tha Dr Virginia Harrod me Qendrën Mjekësore të Fëmijëve Dell.

Prindërit e 11 vjeçares, Gena dhe Scott, u lutën për një mrekulli. “Dhe e arritëm”, tha Gena. “Kur e pashë MRI-në e Roxlit, ishte vërtetë e pabesueshme. Tumori është i padeklarueshëm në skanim, gjë që është vërtet e pazakontë”, tha Dr Harrod.

Mjekët nuk mund ta shpjegojnë pse tumori u zhduk. Pa asnjë kurë, pa asnjë gjurmë, familja tha se tani vetëm zotin duhet të falënderojnë. Roxli do të vazhdojë t’i nënshtrohet trajtimeve si një masë paraprake, por ndërkohë ajo është duke shijuar jetën.

© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.