‘Ylli i Shqipërisë’, publikohen pamjet me teleskop
05/09/2019 Shpërndaje

‘Ylli i Shqipërisë’, publikohen pamjet me teleskop

Janë publikuar pamjet me teleskop të ‘Yllit të Shqipërisë’.

Profesoresha e Fizikës, Mimoza Hafizi bën me dije se këtë muaj po zhvillohet një “fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë.

Ajo ka publikuar pamjet me teleskop të ‘Yllit të Shqipërisë’. Fizikantja ka treguar të dhëna të tjera për këtë yll që është ‘pronë’ e Shqipërisë në hapësirë. Në foto do të shfaqet ylli me emrin teknik HD 82886, i cili i është lënë Shqipërisë”.

Mesazhi i plotë nga Mimoza Hafizi:

Ylli i Shqipërisë

Ylli i Shqipërisë është treguar me shigjetë në këtë foto, marrë përmes teleskopit tonë.

Ç’është ky yll?

Këto muaj po zhvillohet një fushatë botërore për emërtimin e disa planeteve jashtë Sistemit Diellor dhe yjeve, rrotull të cilave ato sillen. Çdo shteti i është vënë në dispozicion një i tillë. Ky që shfaqet në foto, me emrin teknik HD 82886, i është lënë Shqipërisë.

Ylli ndodhet 416 vite-dritë larg nesh, në konstelacionin e Luanit të Vogël. Rreth tij sillet një planet qindra herë më i madh se Toka, pra ngjan me Jupiterin, planetin gjigand të Sistemit Diellor. Planeti është zbuluar në vitin 2011.

Ne shqiptarët, pra, kemi të drejtë t’i japim emrat që duam yllit HD 82886 dhe planetit rrotull tij. Të jenë dy emra të lidhur me kulturën, historinë apo edhe gjeografinë e vendit tonë.

Bashkë me një grup studentësh të fizikës, dëshërojmë të nxisim një proces, ku të marrë pjesë çdo shqiptar që ka ide e dëshëron të kontribojë.

Ndihma e parë e secilit do të ishte përhapja e këtij informacioni.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.