Volejbollistja që stërvitet në plazh
22/04/2019 Shpërndaje

Volejbollistja që stërvitet në plazh

Laura Greva është sportistja që bën stërvitje çdo ditë anës detit. Me origjinë është nga Bulqiza por prej vitesh jeton në Durrës bashkë me familjen. Prej 2 vitesh ka filluar të merret me sport. Gjatë pasdites del në plazh për të bërë stërvitje. “Plazhi është një vend shumë i qetë për mua. Është inspirim. Aty ndihem e lirë dhe stërviten krejt e qetë dhe e lumtur”.

Ajo është volejbolliste dhe zakonisht qëndron në pozicionin e zhytjeres, pozicioni 3. I pëlqen shumë sporti dhe shpreson që një ditë të luajë me skuadrat e mëdha në kampionat. Disa pasione të tjera të saj janë piktura dhe kënga. Pikturon pemët, gjelbërimin, natyrën, detin sepse i pëlqen natyra e pastër.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.