Vlonjatja që synon Parlamentin e Belgjikës
11/04/2019
0 komente
Shpërndaje

Vlonjatja që synon Parlamentin e Belgjikës

Aktivistja Alketa Selimaj është një nga kandidatet aspirante për të hyrë në Parlamentin e Belgjikës. Selimaj është me origjinë ngaqyteti i Vlorës dhe aktualisht është candidate në vendin e pestë për deputete federale në partinë belge CDH dhe garon në zgjedhjet që do të zhvillohen më 26 maj në Belgjikë.

Puna e saj nuk ka spikatur vetëm në politikën belge, por ajo njihet si një nga aktivistet më në zë të çështjeve të ndryshme të komunitetit shqiptar të Belgjikës E reja njihet dhe për jetën aktive në mbrojtje të të drejtave të grave për një kohë të gjatë. Ajo është themeluese e shoqatës së parë për femrat shqiptare në Bruksel “Albelges” dhe ka bërë shumë për integrimin e grave, sidomos atyre të komunitetit shqiptar. Angazhimi i saj është më i gjerë se kaq, pasi është anëtare e disa shoqatave të tjera, si “Konitza” dhe “Albalife”.

Lajmin e kandidimit për deputete e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale vetë alketa e cila u ka bërë thirrje miqve të saj ta votojnë. “Të dashur miq, që keni të drejte vote në Belgjikë, ju ftoj miqësisht të votoni për Alketa Selimaj, numri 5, lista 5 CDH më 26 maj në Belgjikë”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

E ka lënë Shqipërinë 18 vite më parë për të përfunduar në Bruksel, ndërsa sot ambiciet e saj synojnë të arrijnë majat e politikës belge. 30-vjeçarja është kandidate e “Lëvizjes Qytetare”, në komunën brukseluaze të Koekelbergut.

Gara është e fortë, sidomos për një vajzë origjina e të cilës është nga një tjetër shtet. Megjithatë përmes kandidimit ajo ka mundësi që ta shohë veten si deputete në Parlamentin e Mbretërisë Belgjikës. Puna e plodhur dhe aktivizimi i saj ia kanë shtuar edhe më shumë vlerat në sytë e elektoratit, prandaj premisat për të arritur rezultate të mira janë të mëdha. Alketa Selimaj studimet i ka kryer per Drejtësi dhe të Drejtë Europiane.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *