Vizaton portretin e komedianit të preferuar, artisti surprizohet nga reagimi i tij
02/03/2019 Shpërndaje

Vizaton portretin e komedianit të preferuar, artisti surprizohet nga reagimi i tij

Një artist në Nigeri postoi një foto të një pikture që i kishte bërë Kevin Hart dhe kërkoi retweets në mënyrë që komediani i tij i preferuar të mund ta shihte.

Vizatimi është kaq tërheqës.Vetëm dy ditë më vonë, Eli Waduba mori shumë më tepër vëmendje nga çfarë priste. Ka marrë komente pozitive dhe shpërndarje pafund.

Komediani Kevin Hart iu përgjigj në postim dhe e pyeti Wadubën nëse mund ta blinte vizatimin.

Waduba, artisti 26 vjeçar, tha se shpresonte që Hart ta shihte postimin, por kurrë nuk priste që të ndodhte kaq shpejt.

“Kjo ka qenë diçka kaq e madhe për mua saqë dhe fjalët nuk mund ta përshkruajnë”,  tha Ëaduba për CNN. “Kevin Hart gjithmonë ka qenë komediani im i preferuar. Ne kemi filluar procesin e shitjes së portreteve”, shton ai.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.