Vera, mësuesja 74 vjeçare e pasionuar pas punës
20/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Vera, mësuesja 74 vjeçare e pasionuar pas punës

Mësuese Vera Çela është 74 vjeç dhe ende vazhdon ta ushtrojë profesionin e saj me shumë përkushtim. Në vitin 1967 ka përfunduar studimet për matematikë dhe ky është viti i 53 që e ushtron profesionin e mësueses.

Në moshën 50 vjeçare ka dalë në pension por pasioni i pashteruar dhe shëndeti i mirë e kanë shtyrë të vazhdojë edhe sot në këtë ditë të punojë me fëmijë. Mësuesja nuk e koncepton dot faktin që një grua në moshën 15 vjeçare të qëndrojë papunuar kur është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

Rasti i saj është tepër frymëzues për shumë gra që janë edhe më të reja se ajo në moshë por nuk punojnë. Puna për mësuese Verën është ajo pjesë pa të cilën se konsideron dot jetën. Familja ne ka mbështetur në gjithçka. Edhe pse fëmijët i kanë kërkuar që të mos punojë më për shkak të moshës së madhe, ajo e ka vazhduar misionin e saj me shumë dëshirë. Punën e saj si mësuese 74 vjeçarja e bën me kënaqësi, dhe sipas saj “kur një punë e bën me kënaqësi njeriu nuk ndjen lodhje”.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *