Vendi ynë më miqësori në Ballkan, bujaria shqiptare mirëpret refugjatët
18/07/2019 Shpërndaje

Vendi ynë më miqësori në Ballkan, bujaria shqiptare mirëpret refugjatët

Shqiptarët gjithmonë kanë pasur tipar identifikues bujarinë. Kjo është vërtetetuar edhe përmes një studimi të zhvilluar vitin e kaluar nga Barometri i Ballkanit njëkohësisht në Shqipëri, Bosnjë, Maqedoni, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë i cili tregoi se shqiptarët kishin gatishmërinë më të lartë për të pritur emigrantë të huaj.

Studimi tregoi se vendet e Ballkanit, edhe pse kanë nivele të larta emigracioni, nuk janë treguar të gatshme të pranojnë emigrantë të huaj në qytetet ku jetojnë. Përjashtin bën vendi ynë. Gjatë anketimit pyetjes nëse prania e emigrantëve të huaj është e mirëpritur në qytetin tuaj 43% e shqiptarëve iu përgjigjën pozitivisht.

Pas Shqipërisë, emigrantët ishin më të mirëpritur në Kosovë, ku 28% e popullatës e kanë vlerësuar pozitivisht praninë e emigrantëve.

Në Shqipëri, popullsia që mirëpret emigrantët është 4 herë më e lartë se e vendeve fqinjë. Dëshira e Shqipërisë për të mirëpritur emigrantët ka të bëjë edhe me faktin se jemi populli më emigrues në Europë për vite me rradhë.

Shumica e familjeve shqiptare kanë kaluar përvoja emigrimi, duke i bërë ata më ndjeshëm ndaj fenomenit.

Sipas “Our Ëorld in Data” janë rreth 57,616 mijë të huaj që jetojnë në Shqipëri, ku prej tyre 13 mijë janë të pajisur me leje pune. Prej vitit 2010, numri i të huajve në Shqipëri është rritur. Në vitin 2010, sipas të dhënave të Bankës Botërore kishte rreth 52,784 mijë të huaj, ndërsa në 2015-n (viti i fundit me të dhëna të përditësuara) numri i të huajve është rritur me 10%.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.