Vendi më i lumtur në botë në 2019
21/03/2019 Shpërndaje

Vendi më i lumtur në botë në 2019

Finlanda ka shumë për të festuar. Jo vetëm që ka një kryeqytet që shpërthen me kreativitet gastronomik por gjithashtu është vendi më i lumtur në botë për të dytin vit radhazi, sipas raportit të fundit të lumturisë botërore të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. 190 mijë liqene është i njohur për pyjet dhe saunat
Pasohet nga Danimarka, kjo e fundit e ndjekur nga Norvegjia, Islanda, Holanda, Zvicra, Suedia, Zelanda e Re, Kanadaja dhe Australia duke përmbyllur kështu 10 vendet e para.
Raporti i lumturisë botërore u lëshua më 20 mars, ditë të cilën Kombet e Bashkuara e kanë deklaruar si Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Raporti i rendit vendet bazuar në gjashtë variabla kyç si mirëqenia: të ardhurat, liria, besimi, jetëgjatësinë e shëndetshme, mbështetja sociale dhe bujaria.
“Dhjetë vendet e para tentojnë të rangohen lartë në të gjashtë variablet, si dhe masat emocionale të mirëqenies”, thotë bashkë-redaktori John Helliëell, një profesor emeritus i ekonomisë në Universitetin e British Columbia.

 

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.