Vajza që ndjek trendet e kohës
17/04/2019 Shpërndaje

Vajza që ndjek trendet e kohës

Greta Rama është 19 vjeç dhe banon në qytetin e Durrësit, në zonën e Shkozetit. 2 pasionet e saj më të mëdha janë volejbolli dhe kërcimi. Prej 4 vitesh merret me sport, kurse kërcimi ka qenë dashuria e saj e parë. Që në moshë të vogël është marrë me kurse jashtë shkollës. Por vitet e fundit është fokusuar te volejbolli. Prej 4 vitesh është pjesë e ekipit të Shkollës së Mesme Kombëtare Sportive. Ka marrë pjesë në shumë kampionate që janë zhvilluar në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Studimet e larta në të ardhmen do ti ndjekë në Universitetin e Sporteve.

“Kërcimi është dashuri”, thotë ajo. Përmes kërcimit arrin të transmetosh shumë gjëra. Më shumë i pëlqejnë kërcimet zumba dhe latine, të cilat janë dhe trendet e kohës moderne. Ka një karakter të fortë, dinamike dhe bën shumë për tjerët. Kohën e lirë me miqtë e kalon duke ushtruar aktivitete sportive. Mbështetësi i saj më i madh ka qenë babai dhe ajo e falenderon çdo ditë. Në fillim familjarët e tjerë se pritën mirë vendimin e saj sepse nuk e kishin menduar sportin si një profesion, për shkak se nuk është shumë i zhvilluar në vendin tonë. Por me besimin e babait ajo ia doli.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.