Vajza me nanizëm e lindur në Ditën e Pavarësisë: Mendoj që e gëzoj emrin e Marigosë dhe krenohem me të
01/12/2018
0 komente
Shpërndaje

Vajza me nanizëm e lindur në Ditën e Pavarësisë: Mendoj që e gëzoj emrin e Marigosë dhe krenohem me të

Marigona Përvetica, vajza me trup të vogël dhe zemër të madhe, me origjinë nga Podujeva ka lindur në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. 25 vjeçarja është quajtur Marigona prej emrit të atdhetares së shquar Marigo Posio, e cila qëndisi me dorën e saj flamurin dhe shqiponjën e flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor të 1912-s.

Gjatë një interviste për pozitivi.org 25 vjeçarja thotë se e meriton emrin e Marigosë, krenohet me të, sepse mbi të gjitha është patriote njësoj siç ishte dhe ajo. “Ajo për mua është një figurë e madhe e shtetit shqiptar, pasi që vetë ajo ka qëndisur flamurin kombëtar, është një figurë historike që ka lënë një vepër të madhe mbas vetes. Më duket se kam emrin më të bukur në botë pasi që e gëzoj emrin e një vajze që ka vlera të mëdha për shqiptarët kudo në botë”, thotë mes të tjerash Marigona.

Ka lindur me nanizëm por kjo s’e ka penguar të realizojë ëndrrat. Ajo është 25 vjeç, studion për Drejtësi në Fakultetin e Prishtinës. Ka pasion aktrimin dhe modën. Në një interviste të mëhershme për Pozitivin, 25 vjeçarja ka treguar më shumë mbi veten, ëndrrat, për paragjykimet dhe barrierat që ka kapërcyer. Vajza e ‘vogël’, në jetë ka ecur vetëm me një motiv: “Njeriun e karakterizon zemra jo trupi”.

Marigona Përvetica për pozitivi.org.

Pozitivi: Marigona ti ke ardhur në jetë në një datë historike, më 28 nëntor. Çfarë ndjesie është për ty?

Të lindësh në një datë historike është një ndjesi e bukur sepse në atë datë shqiptarët i kanë dhënë fund sundimit të osmaneve!!

Pozitivi: A të bën ky fakt më shumë patriote?

Shumë më bënë patriote, e festoj çdo vit pasi që në atë datë kam lindur dhe kam dy arsye përse të festoj. I festoj të dyja bashkë, pasi që kanë vlerë të madhe për mua.

Pozitivi:Si festove më 28?

Festova me familjen dhe shoqërinë time!

Pozitivi: Kush ta ka vënë emrin?

Emrin ma ka vënë tezja ime, pa menduar as edhe një minutë. Asaj i ka rënë në mend që Marigo e ka qëndisur flamurin, prandaj.

Pozitivi: Marigoja është atdhetare e shquar, e cila me dorën e saj qëndisi flamurin dhe shqiponjën e flamurit që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor të 1912-s. Çfarë mund të na thuash për figurën e saj dhe për faktin që keni të njëjtin emër?

Ajo për mua është një figurë e madhe e shtetit shqiptar, pasi që vetë ajo ka qëndisur flamurin kombëtar, është një figurë historike që ka lënë një vepër të madhe mbas vetes. Më duket se kam emrin më të bukur në botë pasi që e gëzoj emrin e një vajze që ka vlera të mëdha për shqiptarët kudo në botë.

Pozitivi: A je ti po aq patriote sa ç’ka qenë edhe ajo?

Sipas mendimit tim jam, pasi që koha ime është ndryshe nga koha kur ka jetuar ajo.  Unë gëzoj emrin kur vendi është i lirë, ndërsa në kohën kur ishte në sundimin e Osmaneve! Mendoj që e gëzoj emrin e Marigosë dhe krenohem me të!

Pozitivi:A e quan veten njeri me fat që ke lindur në këtë ditë?

Mendoj qe jam me fat kur e di çfarë historie ka emri i Marigosë dhe historinë e datës 28 Nëntor.

Pozitivi: Një urim për festën…

Uroj që 28 Nëntori të mbahet mend gjithmonë dhe të kujtohet. Uroj t’ja dimë vlerën e saj e ta festojmë… Urime shqiptarëve Dita e Flamurit dhe të kemi suksese gjithnjë e më shumë për këtë vend që të ecim perpara.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *