Ushtarakët dhurojnë kursimet për rikonstruktimin e një kopshti
02/01/2019 Shpërndaje

Ushtarakët dhurojnë kursimet për rikonstruktimin e një kopshti

Ushtarakët kanë dhuruar kursimet e tyre për të restauruar një kopësht fëmijësh në Selishtë, në një zonë të thellë në Bashkinë e Dibrës. Kjo ka qenë një dhuratë e bukur që u është bërë fëmijëve të këtij fshati për Vitin e Ri. Ata tashmë do të kenë mundësinë të mësojnë në një ambient më të ngrohtë dhe të pajisur me të gjitha mjetet e duhura për parshkollorët. Edhe pse rroga e ushtarakëve nuk është shumë e lartë, ata treguan se mbi të gjitha se kanë zemër të madhe.

Ka qenë vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, që ka vlerësuar nga afër bujarinë dhe punën e efektivëve të Policisë Ushtarake. Një gjest human dhe bujar që padyshim do të zbukurojë ditët e ardhshme të atyre fëmijëve.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.