“Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”
23/02/2019
0 komente
Shpërndaje

“Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”

“Udhëheqësi më i mirë i Evropës Juglindore për mbështetjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet digjitalizimit”, me këtë çmim është nderuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Forumi Botëror i Investitorëve “World Business Angels Investment Forum”, (WBAF).

Pjesë e kësaj gare ishin pjesëmarrës konkurentë nga disa vende të Evropës Juglindore, përfshirë Serbinë, Bullgarinë, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë. Forumi i ndarjes së çmimeve këtë vit i mbajti punimet në Stamboll të Turqisë  aty ku bordi ka vlerësuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Republikën e Kosovës si personi vizionin më të qartë për zhvillimin e inovacionit dhe ekonomisë nëpërmjet digjitalizimit.

“Zonja dhe zotërinj, Forumi Botëror i Investitorëve është krenar për të njoftuar Shkëlqesinë e tij Z. Kadri Veseli, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës si fitues i çmimit për Udhëheqësin më të Mirë të Evropës Juglindore në mbështetje të zhvillimit ekonomik përmes digjitalizimit”, u tha gjatë preantimit të çmimit për Veselin.

Veseli tha para më shumë se 200 investitorëve globalë dhe përfaqësuesëve të vendeve të ndryshme, se këtë çmim ia dedikon rinisë inovatore të Kosovës.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *