Tri sugjerime për një mësues të ri
29/06/2019 Shpërndaje

Tri sugjerime për një mësues të ri

Këshilla pë një mësues të ri. Viti i parë i mësimdhënies është jashtëzakonisht i vështirë. Librat nuk janë të mjaftueshëm përpara praktikës. Ndaj, tre këshilla mjaft të thjeshta që duhet t’i ndiqni…

Viti i parë i mësimdhënies është jashtëzakonisht i vështirë. Librat nuk janë të mjaftueshëm përpara praktikës. Sigurisht që në momente të caktuara ato të hyjnë në punë, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Megjithatë tre gjëra që të lexuarit dhe eksperienca më mësuan janë këto:

1. Bëni kujdesin për veten dhe vlerësojeni punën që bëni çdo ditë.

Për mua, mësimi është një pasion i vërtetë. Në vitin e parë, e ushtrova këtë pasion duke sakrifikuar edhe kohën time të lirë. Isha i fundit që e lija shkollën dhe shkoja i pari, aq sa gjendja ime shëndetësore filloi të përkeqësohej.

Kam mësuar se edhe mësuesit më të apasionuar nuk janë njerëz mbinjerëzor. Kujdesi mendor dhe fizik është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet lënë pas dore. Ritmi i punës është shumë i rëndësishëm, por jo të tejkalojë normalitetin.

2. Gjithmonë mëso, mos u anko.

Zhvillimi profesional është jetësor për mësuesit që të rriten. Mësimet më të rëndësishme që do të mësoni për mësimdhënien nuk do të vijnë nga zhvillimi profesional, por nga gabimet tuaja. Kjo do ju ndihmojë që në të ardhmen të mos përsërisni gabimet tuaja.

3. Festoni fitoret e vogla çdo ditë.

Në vitin e parë të punës, mendoja se kisha të bëja vetëm me fëmijë problematikë dhe të zhurmshëm. Por, pak nga pak dy a tre nxënës më dhanë vëmendjen e tyre gjë që më gëzoi pa masë dhe më bëri të kuptpj që duhej të isha më interesant në mënyrën si e menaxhoja klasën apo jepja mësimin. Fillova të vlerësoj edhe fitoret e vogla, duke i shpërblyer nxënësit për punët e tyre. Kjo i motivonte dhe ndihmonte në përqëndrimin e tyre në klasë. (Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.