“The Sun” i bën jehonë Era Isrefit
15/07/2018 Shpërndaje

“The Sun” i bën jehonë Era Isrefit

Gazeta prestigjoze britanike ‘The Sun’ i ka dedikuar një artikull Era Istrefit, këngëtares shqiptare që ka kënduar këngën e Kupës së Botës “Live it Up” të cilën e performoi në finalen e Botërorit ditën e sotme së bashku Will Smith dhe Nicky Jam.

“Era Istrefi shpërtheu në skenën ndërkombëtare para dy vitesh dhe ylli në ngritje do të bëjë performancën më të madhe në karrierë deri më tani”, kështu e ka nisur “The Sun” biografinë e shkurtër  per Istrefin.

“Era Istrefi ka lindur më 4 korrik 1994 në Prishtinë, Kosovë dhe është vajza e këngëtares Suzana Tahirsylaj dhe gazetarit Nezir Istrefi. Ajo debutoi në skenën muzikore të vendit të saj në vitin 2013 duke publikuar këngë në dialektin gegë që përmbanin edhe fraza në anglisht.

24-vjeçarja u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën e saj “Bon Bon”, suksesi i të cilës bëri që ajo të nënshkruante me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji. Era mori shtetësinë e Shqipërisë në vitin 2016 dhe një vit më pas e fitoi çmimin ‘European Border Breakers Award’. Ceremonia përmbyllëse do të mbahet para fillimit të finales së Kampionatit Botëror (me fillim rreth orës 16:40). Kroacia dhe Franca do të luajnë para 81.000 tifozëve në Luzhniki Stadium në Moskë dhe miliona shikuesve që do ta ndjekin përmes ekranit’, shkruan me tej ‘The Sun’.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.