Tërmeti, komuniteti shqiptaro-kanadez dhuron mijëra euro për familjet e prekura
27/12/2019
0 komente
Shpërndaje

Tërmeti, komuniteti shqiptaro-kanadez dhuron mijëra euro për familjet e prekura

Komuniteti shqiptaro-kanadez në Manitoba mbledh fonde në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në të cilin humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Gjendja e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore është jo e favorshme pasi ata kanë mbetur pa asnjë shtëpi. Komuniteti shqiptaro-kanadez pas disa aktivitetesh ka mbledhur $7585 për këto familje, të cilat do të përdoren për të ndërtuar banesat e shembura.

Sipas Albanian-Canadian Community of Manitoba, shuma e mbledhur duke respektuar dëshirat dhe kërkesat e humanistëve, do të dërgohen në disa mënyra, Shqiptarët për Shqiptarët, një pjesë për Alesio Cakoni, 10-vjeçarit, që ka ngelur vetëm me nënën e tij dhe Kryqit të Kuq Kanadez në fondet e tërmetit për Shqipërinë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *