Tërmeti/ Arbana Osmani premton se do të bëjë të lumtur disa persona
04/12/2019
0 komente
Shpërndaje

Tërmeti/ Arbana Osmani premton se do të bëjë të lumtur disa persona

Tërmeti 6.4 ballë i 26 nëntorit ka qenë fatal. 51 njerëz humbën jetën nën rrënoja pasi ndërtesat e tyre u shembën dhe mbi 600 njerëz janë plagosur.

Sensibilizimi për të ndihmuar familjet në rindërtimin e shtëpive të tyre ka qënë pa kufi. Pjesë e solidarizimin kanë qenë shumë emisione, një prej tyre është dhe emisioni i Arbana Osmanit, “Dua të të bëj të lumtur”.

 Arbana ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto në të cilat shihet stafi i saj në terren duke komunikuar me familjet që kanë përjetuar momente të frikshme, për të dnarë me shikuesit historitë e tyre.

Moderatorja ka treguar se ata po dëgjojnë me vëmendje çdo histori, për të bërë të lumtura disa prej tyre, në muajin janar, atëherë kur do të nisë transmetimi.

 “Stafi i ‘Dua të të bëj të lumtur’ është duke takuar prej ditësh nga afër të prekurit nga tërmeti, të cilët janë strehuar nëpër hotele dhe ambiente të tjera. Jemi duke parë dhe dëgjuar nga afër gjithçka për të cilën kanë nevojë duke shpresuar që me nisjen e programit në janar të mund të bëjmë sadopak të lumtur disa prej tyre”, ka shkruar Arbana.

Gjithashtu ajo ka bërë thirrje se nëse ka persona që duan të ndihmojnë raste të caktuara, mund t’i drejtohen emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

https://www.instagram.com/explore/locations/3996172/durres/?utm_source=ig_embed

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *