Të rinjtë e fshatit “Katund i Ri”, të ‘izoluar’ prej transportit
16/11/2018
0 komente
Shpërndaje

Të rinjtë e fshatit “Katund i Ri”, të ‘izoluar’ prej transportit

Në fshatin “Katund i Ri” në qytetin e Durrësit, të rinjtë përballen me shumë vështirësi. Gjatë një forumi të zhvilluar nga “Qendra për Trashëgimi dhe Edukim” në kuadër të projektit “Lëviz për të votuar”, të rinjtë shfaqën si problem kryesor transportin. Linja e autobusit ka vetëm një orar dhe niset menjëherë pas mësimit në shkollën “Isuf Hoti”. Kjo i pengon të rinjtë të angazhon në shumë aktivitete qofshin këto pranë shkollës apo jashtë saj. Maturantët u shprehën se ndihen të ‘izoluar’ për të marrë pjesë në aktivitete në qytet për shkak se deri në orën 3-4 ka autobusë. Edhe për banorët e zonës, mjetet e transportit janë problematike dhe ka nevojë për përmirësim si në orar edhe në shtimin e kapaciteve.

Qëllimi i projektit “Lëviz për të votuar” dhe trajnimit është sensibilizimi i votuesëve të rinj  për votën dhe mbledhja e problematikave të ngritura prej tyre. Në fund të takimit nga të rinjtë u parashtruan një sërë çështjesh dhe problemesh si: Mungesë librash në bibliotekën e shkollës “Isuf Hoti” dhe në shkolla të tjera. Nevoja e një qendre sociale për njerëzit në nevojë. Kërkohen terrene sportive dhe kulturore. Ngritja e një qendre rinore, për aktivizmin e të rinjve. Salla kompjuterash dhe ngritja e laboratoreve nëpër shkolla. Investime në përmirësimin e kushteve nëpër shkolla, duke filluar që nga uji nëpër tualete që mungon. Mungesë trotuaresh nëpër lagje. Problematike është dhe linja e transportit si për nxënësit e shkollave ashtu edhe për banorët. Autobusi që transporton nxënësit ka një orar të kufizuar dhe largohet menjëherë pas mësimit.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *