Të rejat përdorin teknologjinë për të luftuar për barazinë gjinore
13/09/2019
0 komente
Shpërndaje

Të rejat përdorin teknologjinë për të luftuar për barazinë gjinore

“Decoders” është një grup i përbërë nga disa të reja të cilat morën pjesë në konkursin “Technovation challenge” një konkurs ndërkombëtar vetëm për vajza. Ky konkurs i stimulon vajzat që të përdorin teknologjinë për të gjetur zgjidhje reale mbi problemet në komunitetin e tyre.

Ky konkurs është zhvilluar prej katër vitesh në hapësirën e Ambasadës së SHBA-ve në Bibliotekën Kombëtare. Kjo ka qenë hera e parë që Shqipëria shkoi në finale.Këtë grup e bëri bashkë pasioni që kanë për teknologjinë dhe dëshira për të pasur një impakt në komunitet.

“Decoders” kanë krijuar aplikacionin “Gjejza” i cili synon të ndihmojë gratë në luftën kundër barazisë gjinore. Ky aplikacion i ndihmon gratë të luftojnë dhunën përmes 3 shtyllave kryesore si identifikimi i problemit, fuqizimi i përdoruesit dhe dhënia e mundësisë për të ndërmarrë veprime konkrete.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.

Komentet

Asnjë Koment Ju mund të jeni i pari që të komentoni!

Shkruani një Koment

Të dhënat tuaja janë të sigurta! Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet dhe të dhënat tuaja nuk do të shpërndahen me persona të tretë. *